Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Kriteret për pedagog/e të ftuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës për vitin Akademik 2022-2023

Lënda: Kriteret për pedagog/e të ftuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës për vitin Akademik 2022-2023

  1. Të jetë diplomuar në studime universitare dhe studime të ciklit të dytë në Republikën e Shqipërisë ose në vende të tjera (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura pranë MASR).
  2. Në rast të zotërimit të gradës Doktor i Shkencave ose titujve shkencorë (diploma e fituar jashtë vendit duhet të jenë të njohura pranë MASR).
  3. Të ketë notën mesatare mbi 8 për çdo cikël studimi të kryer.
  4. Të zotërojë me deshmi së paku një gjuhë të huaj perëndimore (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht) niveli më i ulët B1.
  5. Të mos jetë i dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë.
  6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna (vetëdeklarim).
  7. Kandidati/ja duhet të jetë i/e punësuar në sektorin publik ose jopublike.
  8. Të ketë marrë miratimin me shkrim nga punëdhënësi aktual për angazhimin si pedagog/e i ftuar pranë Departamenteve përkatëse për vitin akademik 2022-2023.
  9. Të ketë përvojë në fushën e mësimdhënies akademike.

 

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë personale për angazhim si pedagog i ftuar për vitin akademik 2022-2023, ku të përcaktohet moduli, departamenti dhe fakulteti.
  2. Fotokopje e mjetit të identifikimit.
  3. Curriculum vitae.
  4. Kopje të diplomës universitare dhe të listës së notave përkatëse (fotokopje të

noterizuara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet

fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.

  1. Kopje të noterizuara të dëshmisë së gjuhës së huaj.
  2. Vërtetim të qëndrës së punës ku punon.
  3. Dëshmi e kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje e

noterizuar). Për diplomat Master dhe PHD të marra në universitetet e huaja, duhet të

dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose

vërtetim që janë në proces njohje.

  1. Dëshmi e pjesëmarrjes në konferenca, seminare, kongrese,workshop, etj.
  2. Dëshmi penaliteti (ose vetëdeklarim).
  3. Kopje e botimeve, artikujve, teksteve, revistave, projekte shkencorë etj.

Kandidati mban përgjegjësi për vërtetësinë e dokumentacionit të paraqitur.

  1. Të gjitha dokumentat duhet të jenë origjinale ose fotokopje e noterizuar.

Shënim:

*Për pedagogët e ftuar që janë angazhuar për herë të parë si personel akademik i ftuar pranë UBT dhe kanë dorëzuar dosjen e plotë vjet, për vitin akademik 2022-2023 duhet të plotësojnë vetëm dokumetat si më poshtë:

  • Kërkesë personale për angazhim si pedagog i ftuar për vitin akademik 2022-2023, ku të përcaktohet moduli, departamenti dhe fakulteti.
  • Curriculum vitae e rifreskuar.
  • Të ketë marrë miratimin me shkrim nga punëdhënësi aktual për angazhimin si pedagog/ei ftuar pranë Departamenteve përkatëse për vitin akademik 2022-2023.

*Ndërsa të gjithë aplikantët që aplikojnë për herë të parë për pedagogë të ftuar pranë UBT-së duhet të plotësojnë dosjen personale me të gjitha dokumentat e sipër cituara.

*Afati i dorëzimit të dokumentacionit është deri më 23.10.2022, i cili mund të dorëzohet pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike ose nëpërmjet rrugës postare. 

 

* Për të interesuarit që dëshirojne të aplikojnë pranë Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, në modulin “Nutrigjenomika” – Cikli i dytë i studimeve (Master i Shkencave), duhet të jenë të diplomuar në sistemin me kohë të plotë në të dy nivelet: Bachelor dhe Master shkencor dhe të kenë përfunduar studimet e ciklit të tretë (PhD) në një nga drejtimet e mëposhtme: “Bioteknologji, Biologji molekulare, Gjenetikë, Biologjia e të Ushqyerit, Shkenca të të ushqyerit”.

 

*Nuk do të pranohet asnjë dosje aplikanti që nuk plotëson kriteret e përgjithshme.

Kriteret per Pedagoge te ftuar 2022-2023