Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Kristaq Sini

Prof. Dr. Kristaq Sini ka mbaruar studimet e larta në vitin 1981 në degën e Agronomisë të Përgjithëshme në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT). Nga viti 1981 – 1996 u caktua specialist në IST dhe 1996 dhe në vazhdim në UBT. Në vitet 1985 – 1989 me specializim dhe mbrojtje Doktorature (PhD) në Universitetin Bujqësor të Athinës. Ne vitin 2000 titullin Prof. ass dhe në vitin 2009 titullin Profesor.

Nga viti 1996 ka punuar si lektor i Mikrobiologjisë Bujqësore  dhe Mikrobiologjisë dhe Bioteknologjisë Ushqimore nga viti 2000, lektor i lëndës Mikrobiologjia Ushqimore dhe Higjiena, Bioteknologjia Ushqimore, Mikrobiologjia e verës, Bioteknologjia e Fermentimeve, pranë UBT-së. Aktualisht, mban postin e përgjegjësit të GKM, Bioteknologjia dhe Mikrobiologjia Ushqimore. Nga viti 2000-2002, është emëruar ProRektor për Shkencën në UBT.

Është autor i parë ose bashkautor në kryerjen e punimeve të ndryshme shkencore, referime të tyre si dhe botimeve në trajtë artikujsh ose posterave në konferenca dhe revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka marë pjesë në rrjete të ndryshme shkencore Europiane të financuara nga Bashkimi Europian dhe Projekte ndërkombëtare (Interreg) dhe bilaterale.

Fushat kryesore të kërkimit:

  • Percaktimi cilesor dhe sasior i Organizmave Specifik Alterues (SSO) dhe percaktimi i jete-zgjatjes (kohës së ruajtjes) të produkteve ushqimore
  • Parashikimi dhe vleresimi i rrezikut te zhvillimit/ mbijeteses se patogjeneve në produktet në përgjithësi dhe ato me origjinë shtazore ne veçanti
  • Karakterizimi i mikroorganizmave me interes ne industrine ushqimore (kulturat starter egzistuese dhe mundësia e izolimit të kulturave autoktone
  • Studimin e përdorimit të sasisë së konservantëve kimikë në ruajtjen e produkteve ushqimor
  • Studimi i ndërveprimit ndërmjet ushqimit, metabolizmit, mikroflorës intestinale dhe shëndetit

Prof. Dr. Kristaq Sini

Përgjegjës i GKM

GMK: Bioteknologjia dhe Mikrobiologjia Ushqimore

Lokacioni zyres: DSHUB

Email: K.sini@ubt.edu.al