Konkursi i Forumit Rinor 2021
Rome MED Mediterranean Dialogues 2021 shpall edicionin e tretë të “Youth Forum Contest – Green and sustainable solutions for the future”
Qëllimi i konkursit është t’u jap të rinjve të rajonit Mesdhetar një shans për të prezantuar projekte inovative që synojnë lehtësimin e dialogut dhe nxitjen e zhvillimit dhe bashkëpunimit në rajonin e gjerë të Mesdheut, në të cilat dy projektet fitues do të kenë mbështetjen për t’u financuar në zbatimin e projektit.
Për të aplikuar në përzgjedhjen fillestare, garuesve u kërkohet të japin dokumentat e mëposhtëm deri në 31 Maj:
- Një letër e shkurtër motivimi (duke shpjeguar pse dëshironi të merrni pjesë në Konkursin e Forumit Rinor MED2021, jo më shumë se 200 fjalë, në formatin pdf)
- Një përshkrim i plotë i projektit të tyre (në formatin PowerPoint, të ruajtur në pdf).
- Një CV (në formatin pdf)
Për të aplikuar si edhe për më shumë informacion, ju lutem klikoni https://med.ispionline.it/youth-forum-contest-2021/