Konferenca përfundimtare e projektit PEVULOS
Programi i Specializimit në Shëndetin Publik Veterinar dhe Sigurinë Ushqimore
29 shtator 2026
Ora 10:00
Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës
Konferenca organizohet në kuadër të përmbylljes së projektit PEVULOS – Development of an Innovative Postgraduate Education Programme in Veterinary Public Health and Food Safety in Western Balkan Area, të financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Erasmus+ Capacity Building in Higher Education (CBHE).
Projekti, i koordinuar nga University of Milan (Itali), është zhvilluar në bashkëpunim me institucionet partnere:
University of Milan – UMIL, Itali
University of Porto – ICBAS, Portugali
Agricultural University of Tirana – AUT, Shqipëri
University of Korça “Fan S. Noli” – UNIKO, Shqipëri
University of Sarajevo – UNSA, Bosnjë dhe Hercegovinë
University of Zenica – UNZE, Bosnjë dhe Hercegovinë.
Pas tre vitesh bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë nga Bashkimi Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, konferenca do të shërbejë për prezantimin e rezultateve dhe arritjeve kryesore të projektit, si dhe të përvojës së Fakultetit të Mjekësisë Veterinare në zhvillimin dhe zbatimin e Programit të Specializimit në Shëndetin Publik Veterinar dhe Sigurinë Ushqimore.
Aktiviteti do të mbledhë përfaqësues të Universitetit Bujqësor të Tiranës, institucioneve publike, autoriteteve përgjegjëse për sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik veterinar dhe universiteteve.