Fakulteti i Shkencave Pyjore
Pergjegjesi i departamentit DPSH
Pedagoget
Grupet Mësimore Kërkimore
Stafi Ndihmës Akademik
Programet e studimit
Informacion për studentët
KËRKIMI SHKENCOR
DEP ka në fokus kërkimin shkencor inovativ në menyre që ti shërbejë qeverisjes së qëndrueshme të burime-ve pyjore dhe afirmimit të tij si qëndër kërkimi, nëpërmjet rritjes së cilësisë së punës shkencore. Nëpërmjet kësaj i jepet zgjidhje problemeve të ndryshme në sektorin e pyjeve. Aspektet kryesore të strategjisë afat-mesme të DEP për kërkimin shkencor janë:
• Përmirësimi i kapaciteteve laboratorike egzistuese dhe ngritja e laboratoreve të rinj.
• Çertifikimi i laboratoreve egzistues dhe përdorimi me efektivitet në projektet kërkimore në nivel PhD.
• Forcimi i mardhënieve me institucionet qeveritare e joqeveritare dhe rritja e rolit të DEP nëpërmjet anga-zhimit në studime ose projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare.
• Forcimi i mardhënieve me departamente homologe të huaja për rritjen e nivelit shkencor të stafit të DEP.
• Pjesëmarrja si partner në projekte të rëndësishme ndërkombëtare si: ”Horizon 2020”, “Cost”, “IPA” etj.
Departamenti si njësi bazë e fakultetit për kërkimin shkencor në përmbushje të strategjisë afatmesme si më sipër, kanë përcaktuar fushat e mëposhtëme si prioritete kërkimi:
• Rigjenerimi i sipërfaqeve të degraduara të pyjeve të dushqeve.
• Kontributi i tipeve të vegjetacionit pyjor në fiksimin e CO2
• Sistemet e mbrojtjes nga errozioni.
• Metodat e luftës biologjike ndaj dëmtuesve në pyje.
• Praktikat më të mira për një mbarështrim të qëndrueshëm të pyjeve komunale.
• Studimi i potencialeve dhe mundësive të prodhimit të biomasës pyjore për qëllime energjitike.
• Sistemet e rrallimeve dhe teknikat e punës gjatë ndërhyrjeve.
• Vlerësimi i impakteve mjedisore të punimeve në pyje.
• Vlerësimi monetar i shërbimeve mjedisore nga pyjet.
• Studimi i treguesve dendro-auksometrike i grumbujve pyjore natyrale dhe artificiale.
• Studimi i dëmtimeve të zjarreve në ekosistemet pyjore dhe masat për rehabilitimin e tyre.
• Studimi i kapaciteteve prodhuese në produkte jo drusore dhe problemet që lidhen me shfrytëzimin e tyre.