Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Karta Europiane për Kërkuesit Shkencor

Rreth Nesh
Organigrama
Rregulloret
Karta Europiane për kërkuesit Shkencor
Kodi i Etikës në kërkimin Shkencor
Prioritetet e Kërkimit Shkencor
Konferencat Shkencore në UBT
AJAS
Informohu
KARTA EVROPIANE PËR KËRKUESIT SHKENCORË Karta Evropiane dhe Kodi i Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesve Shkencorë

 

  • Karta Evropiane për Kërkuesit Shkencor është një seri parimesh dhe kërkesash të përgjithshme që përcakton rolet, përgjegjësitë dhe të drejtat e kërkuesve shkencorë, si edhe të punëdhënësve dhe/ose financuesve të kërkimit shkencor (siç është UBT). Synimi i Kartës është të garantojë që natyra e marrëdhënies ndërmjet kërkuesve shkencorë dhe punëdhënësve apo financuesve, të krijojë premisat për një performancë të suksesshme në gjenerimin, shpërndarjen dhe përhapjen e njohurive dhe zhvillimeve teknologjike, si dhe zhvillimin e karrierës së kërkuesve shkencorë.
  • Karta njeh gjithashtu vlerën e të gjithë formave të mobilitetit, si mjete për të fuqizuar zhvillimin profesional të kërkuesve shkencorë. Në këtë kuptim, Karta përbën një kornizë për kërkuesit shkencorë, punëdhënësit dhe financuesit, duke i ftuar ata të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe si profesionistë brenda mjedisit të tyre të punës dhe për ta njohur njëri–tjetrin si të tillë. Karta i adresohet të gjithë kërkuesve shkencorë në BE në të gjithë stadet e karrierës së tyre dhe mbulon të gjitha fushat e kërkimit në sektorët publikë dhe privatë, pavarësisht natyrës së marrëdhënies së punësimit, statusit ligjor të punëdhënësit, etj. Merr në konsideratë rolet e shumta të kërkuesve shkencorë, që janë caktuar jo vetëm për të ndërmarrë kërkim shkencor dhe/ose aktivitete zhvillimore por gjithashtu të përfshirë në mbikqyrje, udhëheqje shkencore, menaxhim apo detyra administrative.

 

Për më shumë informacion: https://euraxess.ec.europa.eu/jobs/charter/european-charter

 

  • Kodi i Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesve Shkencorë konsiston në një seri parimesh dhe kërkesash të përgjithshme që duhet të ndiqen nga UBT kur rekruton kërkues shkencorë. Këto parime dhe kërkesa garantojnë respektimin e vlerave të tilla si transparenca e procesit të rekrutimit dhe trajtimi i barabartë i të gjithë aplikantëve, në veçanti në lidhje me zhvillimin e një tregu pune evropian tërheqës, të hapur dhe të qendrueshëm për kërkuesit shkencorë dhe janë në përputhje me kërkesat e Kartës Evropiane për Kërkuesit Shkencorë.
  • UBT, i cili aderon në këtë organizëm e demonstron hapur angazhimin e tij nëpërmjet Kodit të Sjelljes për të vepruar në një mënyrë të përgjegjëshme dhe të respektueshme, si dhe garanton një kornizë kushtesh të drejta për kërkuesit shkencorë, me një synim të qartë për të kontribuar në përparimin e Zonës Evropiane të Kërkimit Shkencor. Merita nuk duhet të matet vetëm me numrin e botimeve, por në një gamë më të gjerë të kritereve të vlerësimit, të tilla si mësimi, mbikqyrja, puna ekipore, transferimi i njohurive, menaxhimi dhe aktivitetet e ndërgjegjësimit publik.

 

Për më shumë informacion: https://euraxess.ec.europa.eu/jobs/charter/code