Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Informim në lidhje me konkursin e “Ideve të biznesit”

Informim për studentët në lidhje me konkursin e “Ideve të biznesit”, përmes të cilit synohet të kontribuohet në vetëpunimin e studentëve duke ofruar mbështetje për ata që kanë dëshirë dhe vullnet për të ndërtuar biznesin e tyre, si më poshtë:

  • Grant deri në 5000 euro (për 3 aplikimet më të vlerësuara)
  • Kreditim preferencial në Tirana Bank(mundësi në rast nevoje)
  • Trajnime tematike nga profesionistë të fushës me përvojë
  • Ekspozim me Grupin BALFINsi investitor i mundshëm
  • Follow-up dhe mentorimnë hapat e parë të biznesit
  • Networkingme kompanitë partnere të programit

Për t’u bërë pjesë e konkursit, studentët, individualisht apo në grup, duhet të aplikojnë me idetë e tyre të biznesit, duke plotësuar formularin online të aplikimit (kliko këtu).

 

Formulari i aplikimit kërkon të dhëna të kontaktit të studentit/ëve aplikues dhe informacion të strukturuar thjeshtë rreth idesë së biznesit. Aplikimi mund të kryhet në gjuhën shqipe ose angleze.

Për detaje të tjera si kohështrirja dhe fazat e konkurrimit, kriteret e vlerësimit, anëtarët e jurisë etj studentët mund të infomohen në linkun http://b4students.com/business-idea-competition/

 

Aplikimet do të pranohen deri më datë 30 Qershor 2021. Vetëm 7 ditë kanë mbetur.