Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Informacion mbi procedurën e rekrutimit/pranimit për kategorinë “Asistent Lektor” në Departamentin e Pyjeve, pranë Fakultetit të Shkencave Pyjore (FSHP)

Në përputhje me Ligjin Nr.80/2015, datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit Bujqësor të Tiranës, si dhe Rregulloren e Rekrutimit të Stafit Akademik dhe Ndihmës Akademik në UBT-ë, ju informoj si më poshtë:

1.Për procedurën e rekrutimit/pranimit për kategorinë “Asistent Lektor” në Departamentin e Pyjeve, pranë Fakultetit të Shkencave Pyjore (FSHP), publikuar për tu zhvilluar në datën 09.08.2021, u paraqit vetëm 1 aplikant/ kandidat.

2.Referuar faktit të mësipërm si dhe kritereve të publikuara, kjo procedurë shtyhet dhe rifillon nga e para, pasi në rregulloren e rekrutimit përcaktohet qartë se: ” Në rastin kur ka më pak se 2 (dy) kandidatë, konkurimi shtyhet”.