Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Grupet Mёsimore Kёrkimore

Prof. Dr. Renata KONGOLI
Grupi i Teknologjisë Agroushqimore
Lokacioni zyrës: Kantina FBU-UBT
Email: rkongoli@ubt.edu.al;  CV Akademike

Lindur në Korçë, Shqipëri në 11 Tetor 1965.

Shtator 1983 – Korrik 1988 përfunduar studimet universitare në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe fituar titullin “Kimist Industrial”.

Shtator 1990-1991, përfunduar Kurs Pas universitar në fushën e “Kimisë Analitike” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës

Shtator 1998-1999 Shkollë pasuniversitare “Analizat kimike dhe studimi i strukturës molekulare me metoda instrumentale”, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
Gradat dhe titujt akademikë: Në vitin 2000 Doktor i Shkencave në Fushën e Enologjisë, Në vitin 2006 Profesor i Asociuar; Në vitin 2013 fituar Titullin Profesor.
Fushat e studimit: Enologjia, Teknologjia e Pijeve Alkoolike, Teknologjia e Fruta Perimeve dhe Pijeve Joalkoolike, Teknologji Ushqimore, Kontrolli dhe Drejtimi i Cilësisë në Industrinë Ushqimore, Sistemet e Cilëisisë dhe Sigurisë Ushqimore, Cilësia, Siguria dhe Legjislacioni ushqimor, Metodologji e Kërkimit Shkencor në Fushën e Ushqimit, Projektimi në Industrinë Ushqimore etj.

Pozicionet e punës: 1995: Asistent Lektor në Seksionin e Teknologjisë Ushqimore; 2000-2005 Përgjegjëse e Seksionit të Teknologjisë Agroushqimore; 2005-2012 Përgjegjëse e

Departamentit te Teknologjisë Agroushqimore, dhe Zëvendës dekane për Mësimin dhe Kurrikulat; 2012-2020 Dekane e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT

Eksperiencë shumë vjecare ka si trainuese dhe konsulente biznesi, auditore dhe lead auditore për sistemet e menaxhimit të cilësisë dhe sigurisë ushqimore; eksperte e cilësisë; vlerësuese e APAAL, drejtore ekzekutive e Institutit Shqiptar të Cilësisë, Drejtore ekzektive e Qendrës Kombetare të Trainimeve në Bujqësi, UBT, koordinatore dhe antare një numri projektesh kërkimore dhe zhvillimore, kombëtare dhe ndërkombëtare të Universitetit dhe organizatave të tjera publike dhe private; Hartim i strategjive. Kryetare e Bordit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Panelit Shkencor të Risqeve Kimikë, vlerësuese sensoriale e certifikuar.
Është autore dhe bashkëautore e 5 teksteve mësimore dhe një numri artikujsh shkencorë dhe zhvillimorë.

Prof. Asoc. Aida SHKURTI (BOGOVIKU)
Lektore, GMK Inxhiniri  Agroushqimore
Lokacioni zyres: FBU
Email: a.shkurti@ubt.edu.al
Prof. Asoc. Aida SHKURTI (BOGOVIKU)

Diplomuar “Kimist Teknolog” në Fakultetin e Shkencave Natyrore, UT, në vitin 1985 Bachelor. Ka kryer Studime Pasuniversitare, me diplome “Kimist analist” në periudhën Shtator 1990-Dhjetor 1991 në Fakultetin e Shkencave Natyrore,, UT.  Në vitet 2002-2004 kam kryer Master Shkencor në “Kimi” në Fakultetin e Shkencave Natyrore, UT. Mban titullin Doktor i Shkencave ne Bioteknologji dhe shkenca të Ushqimit (PhD) prej 2010 dhe Profesor i asociuar   prej 2016. Nga viti 2004 është lektore në Departamentin e Teknologjisë Agroushqimore dhe titullare në modulet:”Teknologjia e përpunimit të qumeshtit”, ”Aditivet e kontaminantet ne ushqime”,”Mbetjet e IU energjitë e rinovueshme”, ”Aditivet dhe ushqimet funksionale”,”Procese të pastrimit e shëndetesimit ne IU”,”Praktike profesionale”. Ka marrë pjesë në 14 konferenca ndërkombëtare me proceeding dhe ka botuar 13 artikuj shkencorë dhe me faktor impakti në fushën e kimisë, menaxhimit të mbetjeve dhe analizave të ushqimit. Ka ndjekur trajnime dhe projekte evropiane në fushën e shkencave Kimike dhe të shkencave te Ushqimit. Ka njohuri në  gjuhët e huaja si Frengjisht, Anglisht, Italisht.

Prof. As. Dr. Anila KOPALI
Zv. Dekane për Shkencën dhe Projektet
GMK: Inxhinieria e Perpunimit te Ushqimeve
Lokacioni zyres: DTA
Email: vgurazi@ubt.edu.al

Zv. Dekane për Shkencën dhe Projektet në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit. Ajo është diplomuar në vitin 1987 si Kimist Ushqimor, ka kryer Kurs pasuniversitar “Proçese dhe Aparate të Industrisë Kimike” , në vitet 1987-1988. Ka përfunduar studimet Master Shkencor në Mars 2004, ka marrë gradën Doktor Shkencash në Qershor 2006, ku pjesën me të madhe të dokoraturës e ka realizuar në Universitetin Bujqësor të Athinës dhe në Janar 2012 ajo ka marrë titullin Profesor i Asocijuar. Ka një experience mbi 20 vjeçare në fushën e mësimdhënies në universitete brenda dhe jashtë vendit. Ajo është experte në ndërtimin e linjave teknologjike kryesisht të përpunimit dhe prodhimit të vajit të ullirit. Ka qenë Asistente programi për DENA (Shoqata Kombetare e Sipërmarrësve të Bulmetit), mbështetur nga ORT-USAID dhe Land O’Lakes për një periudhe 2 vjeçare. Prej vitit 2012 është Përgjegjëse e Departamentit të Teknologjisë Agroushqimore në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit. Ka realizuar botimin e 2 librave universitare në fushën e inxhinierisë ushqimore dhe të disa skripteve. Ajo është titullare e disa moduleve me rëndësi në programet e studimit në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit. Ka marrë pjesë në shumë projekte kombëtare dhe ndërkombëtare me rëndësi madhore në zhvillimin e industrisë ushqimore dhe sistemit universitar. Aktualisht është e përfshirë në disa projekte ku UBT është koordinatori kryesor. Gjatë kësaj periudhe të gjatë në mësimdhënie ajo ka udhëhequr mbi 50 diploma në nivel master dhe 1 doktorature. Ka marrë pjesë në shumë trajnime të realizuara brenda dhe jashtë vendit. Ajo ka realizuar një sërë studimesh rezultatet e të cilave janë paraqitur në konferenca të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Ka botuar rreth 16 artikuj shkencor brenda dhe jashtë vendit, në revista shkencore të rendesishme.

Dr. Ariola Morina
Lektor
Godina F, Kati II
Email: amorina@ubt.edu.al

Diplomuar pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në 1998 në degën “Kimi Ushqimore”, në 2008 ka përfunduar Masterin shkencor në drejtimin “Kimi dhe Teknologji Ushqimore, Mikrobiologji Teknike dhe Inxhinieri Kimike” pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Ka fituar titullin “Doktor i Shkencave” në 2014 pranë Fakultetit të Bioteknologjise dhe Ushqimit, Universiteti Bujqesor i Tiranës. Dhjetor 2014 ka marr titullin “Ekspert në Vlerësimin e Vajit të Ullirit Ekstra të Virgjër” nga Universititi i Jaen, Spanjë dhe që nga Mars 2015 është pjesë e panelit kombëtar të degustimi të Vajit të Ullirit në Shqipëri. Ka ushtruar detyrën si Përgjegjëse e Qëndrës së Kërkimit të Ushqimit pranë Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit dhe Kryetare e grupit mësimor-kërkimor “Cilësia dhe Siguria Ushqimore” nga 2016 – 2020. Ka një eksperiencë 11 vjeçare në mësimdhenie si lektore pranë Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Universiteti Bujqësor i Tiranës si dhe Fakultetit të Bujqësisë, Universiteti “Fan S.Noli” në Korçë. Kjo përfshin eksperincë në fushën e Drejtimit dhe Menaxhimit të Cilësisë në industrinë ushqimore, Sigurisë Ushqimore dhe në Vlerësimin Sensorial të Produkteve Ushqimore. Eksperienca e saj është krijuar nga një edukim i vazhduar dhe cilësor, si brenda dhe jashtë vendit. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare ku ka kryer referime në fushën e vlerësimit të antioksidantëve tek verërat dhe produktet ushqimore, është autore e disa artikujve shkencore të botuar në revista brenda dhe jashtë vendit si  dhe është autore e një monografie kërkimore-shkencore mbi verërat e prodhuar nga varietete autokone shqiptare.

Dr. Klotilda Marku
E-mail: kmarku@ubt.edu.al; CV Akademike

Dr. Klotilda Sula (Marku) – është Lektore në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe ushqimit pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ka një përvojë rreth 17 vjeçare në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe vendimmarrje si kryetar i grupit të Teknologjive Ushqimore dhe Zv. Dekane për kërkimin shkencor në FBU. Ekspertiza e saj mbulon Enologjinë, Teknologjinë e pijeve alkoolike, Zhvillimin e produkteve inovative, Aftësim në sipërmarrje dhe Administrimin e karrierës. Gjatë këtyre viteve  ka udhëhequr një numër të konsiderueshëm diplomash në nivel Master shkencor. Ka kryer kurse trajnuese dhe është aktive në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare që nxisin inovacionin në industrinë ushqimore. Gjithashtu ka  marrë pjesë në konferenca kombëtare  e ndërkombëtare dhe ka disa botime brenda dhe jashtë vendit  në fushën e teknologjisë ushqimit, pijeve dhe sigurisë ushqimore. Prej disa vitesh është  aktive në konsulenca dhe transferim teknologjie për rritjen e kapaciteteve njësitë e prodhimit dhe përpunimit të pijeve alkoolike si dhe nxitjen e prodhimit të produkteve të reja.  Përditëson në mëyrë të vazhdueshme njohuritë teorike dhe praktike në fushat që mbulon duke i integruar ato në mësimdhënie dhe kërkimin shkencor.

Dr. Anisa PEÇULI
Zëvendës Dekan për Marrëdhëniet me Institucionet dhe Publikun
GMK: Inxhinieria e Përpunimit të Ushqimit
Lokacioni zyrës: Dekanat FBU
E-mail: apeculi@ubt.edu.al

Dr. Anisa Peçuli – Zëvendës Dekane për Marrëdhëniet me Intitucionet dhe Publikun pranë Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit. 2005-2008 ka përfunduar studimet universitare pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës në “Inxhinieri Teknologji Agroushqimore”. Në vitin 2010 ka përfundon studimet Master Shkencor në “Inxhinieri Teknologji Agroushqimore”. Ka fituar gradën Doktor Shkencash në “Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore” në Mars 2015. 2013-2014 ka kryer punë kërkimore në kuadër të studimeve të doktoratës,  pranë University of Applied Sciences of  Western Switzerland, Changins Engineering School, Zvicër.  Që prej 2017 është Drejtues i Grupit Mësimor Kërkimor i “Inxhinierisë së Përpunimit të Ushqimeve”. 2016- zgjidhet anëtare e Komisionit te Sigurimit te Cilesise, Programeve te Studimit dhe Kerkimit Shkencor në FBU. 2019 – drejton grupin e vlerësimit të brendshëm për akreditimin e programeve të studimit në FBU.  Prej 2010 është lektore e disa moduleve inxhinierike pranë Fakultetit të Bioteknolgjisë dhe Ushqimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) si në nivelin Bachelor si a) Teknologjia e Prodhimit të Pijeve Joalkoolike dhe Ujit” b) Bazat e transmetitmit në Industrine Ushqimore c) Procese Themelore ne Industrine Ushqimore ashtu dhe në nivel Master a) Inxhinieria e Proceseve Biokimike. Ka realizuar trajnime dhe kualifikime të shumta brenda dhe jashtë vendit (Gjermani, Hollande, Zvicer, Turqi) në fushën e përpunimit të ushqimeve, të sigurisë ushqimore etj. Zotëron kualifikimin Internal Auditor për sistemin ISO 22000:2018. Ka marrë pjesë dhe është koordinatore e projekteve të ndryshme në fushën e përpunimit dhe zhvillimit të produkteve.  Ka realizuar disa studime në fushën e inxhinierisë dhe përpunimit të produkteve ushqimore, optimizimin e proçeseve etj. Është autore e parë dhe bashkëautore e punimeve shkencorë të botuara në revista kombëtare dhe ndërkombëtare.

Dr. Alketa Shehaj
Lokacioni zyres: Kantina
Email: ashehaj@ubt.al; CV Akademike

Dr. Alketa Shehaj- Lektore pranë Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit. Diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti Tiranës viti 2005; Master i Nivelit të Dytë, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës 2009-2011. Ka marrë gradën Doktor Shkencash në të njëjtin fakultet në vitin 2015 në fushën e “Teknologjia dhe mikrobiologjia e ushqimeve dhe vlerësimi i sigurisë dhe cilësisë”. Ka një përvojë 14 vjeçare në mësimdhënie, që prej 2006 si lektore e ftuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe që prej vitit 2016 është lektore me kohë të plotë në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit ku është titullare e dy lendeve baze, njëra në Bachelor dhe tjetra në Master Shkencor në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit, si dhe titullare e një lënde ndërdisiplinore. Ka marrë pjesë në implementimin e disa projekteve ndërkombëtare në lidhje me Prodhimin e Pastër, me UNDP, në industrinë ushqimore dhe hoteleri. Ka experiencë mbi 10 vjeçare në fushën e hartimit dhe implementimit të sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore në industrinë ushqimore dhe kompanitë e shërbimeve. Ka përgatitur dhe realizuar trajnime teorike dhe praktike në fushën e përpunimit të produkteve ushqimore, si prodhimi i bukës, produkteve të pastiçerisë, përpunimi dhe prodhimi i kafesë etj në fushën e teknikave të prodhimit dhe të sigurisë ushqimore. Eksperiencë 12 vjeçare në udhëheqje diplomash për Nivelin Master Shkencor. Bashkëpunon me bizneset për zgjidhjen e problematikave të ndryshme. Ka kryer studime në produkte të ndryshme ushqimore, të cilat janë paraqitur në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Këto studime janë botuar dhe në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Njohëse e gjuhës angleze dhe

Dr. Fatjon HOXHA
Lektor, GMK “Inxhinieria Ushqimore”.
Vendodhja e zyrës: Kantina, kati I-rë.
E-mail: fhoxha@ubt.edu.al

Fatjon Hoxha – është Pedagog në Departamentin e Teknologjisë Agroushqimore, Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT), që nga viti 2017. Ka përfunduar studimet Bachelor në “Teknologji Agroushqimore” pranë UBT-së në vitin 2010. Në vitin 2012 ka përfunduar studimet Master Shkencor në “Inxhinieria e Proceseve Kimike” pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Ka fituar gradën shkencore “Doktor” në vitin 2019 në fushën e natyralitetit të ushqimit; më specifikisht mjaltit, pranë Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT. Gjatë përiudhës Korrik-Shtator 2018 ka zhvilluar një pjesë të kërkimit shkencor si pjesë e Doktoraturës në Fakultetin e Kimisë, Universiteti i Beogradit, Serbi; ku është thelluar në përcaktimin e natyralitetit të mjaltit në aspektin e përbërjes dhe të origjinës botanike. Gjatë periudhës Shtator 2017 – Shkurt 2019 ka qenë “Asistent Lektor” pranë Departamentit të Teknologjisë Agroushqimore; dhe që nga muaji mars 2019 është “Lektor” pranë këtij Departamenti; dhe është i angazhuar në Modulet: «Bazat e Transmetimit», «Proceset Themelore në Teknologjinë Ushqimore», «Pajisjet Matëse dhe të Kontrollit», «Teknologji Ushqimore I», si edhe «Inxhinieria e Përpunimit të Ushqimeve». Interesi i tij në kërkimin shkencor është i lidhur me natyralitetin e produkteve ushqimore, metodat e ndryshme analitike për verifikimin e autenticitetit në terma të përbërjes dhe të origjinës botanike/gjeografike të produkteve ushqimore; si edhe aspekte të kuadrit ligjor të lidhura me mashtrimin ushqimor, integritetin e ushqimit etj. Fusha kërkimore-shkencore fokusohet në mashtrimin ushqimor, identifikimin dhe klasifikimin e mjaltit unifloral; tipizimi dhe karakterizimi i mjaltit të prodhuar nga bimë të ndryshme me kapacitet të lartë antioksidant, si p.sh mjalti i prodhuar nga bima e Maré-së (Arbutus unedo L.); ku fokus është krijimi i produkteve me origjinë gjeografike të mbrojtur, si një vlerë e shtuar për produktin. Është pjesëmarrës në aktivitete shkencore brënda dhe jashtë vendit; si edhe autor/bashkëautor i një sërë artikujsh shkencor të lidhura kryesisht me përcaktimin e natyralitet të mjaltit.

M.Sc. Elton Basha
Asistent lektor. Departamenti i Teknologjisë Agro-Ushqimore (DTAU)
Vendndodhja e zyrës: (DTAU)
Email: ebasha@ubt.edu.al;  CV Akademike

M.Sc Elton Basha ka përfunduar studimet e larta pranë Universitetit të Peruxhias, Itali: gjatë 2007-2010 ciklin trevjeçar në “Shkenca dhe Teknologji Agro-Ushqimore” dhe 2011-2013 Master të Shkencave në “Teknologji dhe Bioteknologji Ushqimore”. Prej vitit 2013 angazhohet si Asistent Lektor pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës në modulet e prodhimit të pijeve alkoolike dhe vleresimit organoshqisor të produkteve ushqimore. Në periudhën shtator-dhjetor 2016 specializohet pranë Universitetit të Jaén, Spanjë, si Ekspert në Shijimin e Vajrave të Virgjër të Ullirit. Në 2017-ën është pjesëmarrës në dy programe Cochran Fellowship mbi promovimin dhe marketimin e bimëve medicinale&aromatike dhe produkteve hotrikulturore. Prej disa vitesh menaxhon marrëveshje të suksesshme shkëmbimi studentësh dhe stafi në kuadër të programit Erasmus+. Ka qenë pjesë e projekteve të ndryshme dhe është bashkautor në punime shkencore si dhe referime në konferenca dhe revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Fushat e kërkimit janë studimi i potencialit enologjik të verërave nga varietete tradicionale shqiptare; identifikimi i profilit organo-shqisor të vajrave nga varietete autoktone shqiptare; rritja e funksionalitetit të ushqimeve duke përdorur ekstrakte nga bimë medicinale dhe aromatike.