Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

GMK Satistike

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Përgjëgjesi i departamentit
Grupet Mësimore Kërkimore
Stafi Ndihmës Akademik
Informacion për studentët

Përgjegjëse e GMK Prof. Asoc. Dr. INA PAGRIA

Prof. Asoc. Dr. Ina PAGRIA prej vitit 2006 është lektore e moduleve Statistikë, Statistikë biznesi dhe Bazat e Ekonometrisë në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Që nga 30 Korrik 2020 është anëtare e Senatit Akademik të Universitetit Bujqësor të Tiranës, eksperte e jashtme për rektrutimet e stafit në Institutin e Statistikave si dhe anëtare e komisionit të promovimit të gradës “Doktor i Shkencave) të fakultetit. Gjatë periudhës Qershor 2016 deri në 2 Shtator 2020 ka qenë Zëvëndesdekane për Mësimin dhe Kurikulat në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit duke qenë anëtare e Këshillit të Fakultetit gjatë viteve 2012-2016 si dhe duke qenë drejtuese e komisionit për hartimin e programeve dhe kurikulave si dhe drejtuese e grupit të punës për pajisjen me mjete didaktike të studentëve për Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Në vitin 2013 ka marrë titullin Profesor i Asociuar, ndërsa në vitin 2011 titullin Docent. Në vitin 2010 ka marrë gradën shkencore Doktor i Shkencave me punimin me temë” Bizneset e tipit partneritet në zhvillimin rural të vendit. Në periudhën 2004-2005 ka punuar pranë sektorit të llogarive kombëtare në Institutin e Statistikave. Në karrierën e saj profesionale vlen për t’u përmenduar kontributi në: statistikë, llogari kombëtare, menaxhim, marketing, vlerësimin e kapaciteteve prodhuese në bujqësi, zhvillimin rural.

Shiko profilin e plotë

Dr. Alerta BASHA

Është pedagoge pranë Departamentit Matematikë dhe Informatikë të Fakultetit të Ekonomisë & Agrobiznesit me një eksperiencë akademike prej 6 vitesh në modulet Statistikë, Statistikë Biznesi si dhe Demografi.

Mban gradën “Doktor i Shkencave” që në mars të 2017, e specializuar në fushën e “Preferencave te Konsumatorit për Produktin e Qumështit në Shqiperi”, në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Shqipëri.

Ajo ka përfunduar nivelin Bachelor në Ekonomi dhe Politika Agrare, dhe studimet Master në “Ekonomi dhe Politika Agrare” në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Shqipëri.

Ka punuar në Universitetin “Metropolitan Tirana”, në lëndët, Hyrje ne Sipërmarrje, Menaxhim Shpërblimi, Bazat e Menaxhimit Turistik. Ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shiko profilin e plotë

Prof. Asoc. Dr. Arben Kambo

Ai është Profesor pranë Departamentit të Matematikës dhe Informatikës në Universitetin Bujqësor të Tiranës prej vitit 2015. Titullin “Doktor” e ka fituar në vitin 2012 në UBT në fushën e Ekonomisë dhe Agrobiznesit.

Ka përfunduar kualifikimin pasuniversitar ne vitin 2002 në fushën e ekonomisë dhe politikave agrare me fokus zhvillimin ekonomik të Zonës Malore të Shqiperisë. Ka një përvojë të gjatë pune në sistemin fiskal si dhe doganat, kryesisht në lidhje me kontrollin aposterior, vlerësimin, analizën e sistemeve  të kontrollit dhe menaxhimit të riskut. Ka kryer kualifikim pasuniversitar për vlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe shërben si eksepert në fushën e menaxhimit dhe vlerësimit të tregut të pasurive të paluajtshme. Është lektor për lëndën Statistike dhe Statistike Biznesi në Fakultetin e Ekonomise dhe Agrobiznesit në UBT. Ka kontribuar në disa fusha si: analiza të zhvillimit ekonomik të zonës së Korçës, analiza e rolit dhe vlerësimi i humbjes familjare të ushqimit në zonën urbane në nivel kombëtar, analizën e tregut të apartamenteve në qytetin e Tiranes, informalitetin, shmangien fiskale dhe rolin e politikave fiskale, konsumin dhe faktoret makroekonomike lidhur me të, remitancat dhe roli i tyre në zhvillimin ekonomik të vendit, përdorimin e modeleve të eficiences në analizën e faktorëve të prodhimit në sektorin bujqësor,sigurinë ushqimore etj.

Ka botuar një monografi,një numër të konsiderueshëm artikujsh shkencore dhe ka marrë pjesë në konferenca shkencore ndërkombetare.Ka marrë pjese ne një sërë projektesh me Universitete të ndryshme partnere nga vende të BE-së.Ka kryer kualifikime brenda dhe jashtë vendit.Ka një përvojë në mësimdhënie prej 14 vitesh.

Shiko profil e plotë

Dr. Edmira Shahu

Është pedagoge pranë Departamentit Matematikë dhe Informatikë, Universiteti Bujqësor i Tiranës prej vitit 2005.

Ajo u diplomua në vitin 2004 me titullin “Matematikane” pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu, ka diplomë master (2009) në Matematikë në drejtimin “Probabilitet, Statistikë dhe Zbatime” nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

Në korrik 2015 përfundoi studimet për gradën “Doktor i Shkencave” me temë “Përdorimi i modeleve statistikore në vlerësimin e riskut të kredisë” pranë Departamentit Financë-Kontabilitet, Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Ajo është autore ose bashkëautore në disa punime kërkimore në revista, konferenca, cikle leksionesh universitare dhe libra. Ka një eksperience prej një viti e gjysëm si përgjegjëse e GMK-së Statistikë-Ekonometri.

Ka përvojë dhe aftësi në përpunimin dhe analizimin e të dhënave sasiore. Ka marrë pjesë në studime dhe projekte të ndryshme. Ajo ka punuar si pedagoge e jashtme në disa Universitete.

Shiko profilin e plotë

PROF. DR. MYSLYM OSMANI