Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

GMK Perimtari

Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit
Fakulteti i Bujqësisë dhe i Mjedisit
Misoni dhe Vizioni
Përgjegjësi i Departamentit
Grupet Mësimore Kërkimore
Stafi Ndihmës Akademik
Programet e studimit
Informacion për studentët

Prof.Dr. Thoma Nasto

Pergjegjes i Grupit mësimor kërkimor “Perimtari”

E-mail: tnasto@ubt.edu.al; CV

Prof. Thoma NASTO  është pedagog pranë Departamentit të Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit dhe mban pozicionin e Përgjegjësit të Grupit mësimor të Perimtarisë.  Është diplomuar si Agronom i Perimtarisë në Universitetin  Bujqësor të Tiranës në korrik të vitit  1983. Ka kryer studimet  pas universitare gjithashtu në  Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitet 1987 – 1990.  Mban titullin Profesor nga viti 2007. Ka drejtuar Departamentet e Hortikulturës dhe  të Hortikulturës dhe Agroushqimit në vitet 1992 – 2000, në Universitetin e Korçës.  Nga viti 2002 vazhdon të jetë pedagog i perimtarisë në UBT. Prej shumë vitesh kërkimin shkencor e ka fokusuar kryesisht në teknologjitë e kultivimit të perimeve në kushte të fushës së hapur. Ka publikuar më shumë se 30 artikuj shkencorë në revista të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, ai është pjesmarrës në shumë konferenca shkencore, si dhe ka  qënë pjesëtar i disa projekteve shkencore kombetare dhe ndërkombëtare në fushën e bujqësisë. Zhvillon aktivitetin mësimor në modulet Perimtari, Perimtaria Organike, Kultivimi Kërpudhave, Hortikultura Urbane etj.

 

 

Prof. Dr. Astrit Balliu

E-mail: aballiu@ubt.edu.al; CV

Ka përfunduar studimet në agronomi në vitin 1986, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe ka fituar titullin Prof, po në këtë Universitet në vitin 2006. Aktualisht zhvillon mësim në disa module mësimore; Mjediset e mbrojtura, Perimtari e avancuar, Kultivimi i bimëve pë tokë, Përmirësimi gjenetik i bimëve të kopështit. Tematika e kërkimit shkencor përfshin fusha të tilla si; vlerësimi i germoplazmës lokale dhe përmirësimi gjenetik i bimëve perimore, ndikimi i streseve të mjedisit në rritjen e bimëve perimore, ndikimi i teknikave specifike të kultivimit të bimëve perimore në mjedis, shartimi në bimët perimore, ndikimi i bimëve perimore bishtajore në rendimentin dhe cilësinë e bimëve pasardhëse dhe marrëdhëniet trepalëshe (bimë-kërpudha simbiotike-bakterie azotofiksuese) në bimët perimore bishtajore. Kjo tematikë kërkimi është realizuar nëpërmjet një serie projektesh kërkimi që ka ideuar dhe drejtuar dhe është pasqyruar në punime të shumta dhe shumëllojshme, në revista prestigjioze dhe aktivitete të spikatura ndërkombëtare.

 

Prof. Dr.Tokli Thomai
E-mail: tthomai@ubt.edu.al; CV

Lektor i moduleve Teknologjisë së Pasvjeljes dhe Cilësisë së Produkteve Hortikulturale në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ai ka përfunduar me sukses studimet universitare në Fakultetin e Shkencave Gjeoteknike të Universitetit Aristotel të Selanikut, Greqi gjatë periudhës 1981-87. Prej vitit 1987 punon si staf akademik në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Më pas ai ka studiuar (2 vjet) në Institutin Mesdhetar Agronomik dhe ka përfunduar studimet e tij pasuniversitare me diplomat DSPS dhe Master i Shkencave në: Shkencat e Hortikulturës dhe Teknologjisë, Teknologjia e pasvjeljes e kulturave hortikulturale, në dëshminë e të cilave këto diploma janë dhënë në Paris.Prof. Thomaj ka përfunduar doktoraturën në Universitetin Aristotel të Selanikut duke marrë gradën Doktor i Shkencave (Ph.D) në: Technologjinë e Pasvjeljes. Titulli i doktoratës: Efekti i stadit të maturimit, temperaturës, trajtimeve kimike dhe kushteve të ruajtjes në ndjeshmërinë e frutave të kultivarëve të mollës “I.D.R.D” dhe “G. Smith” ndaj djegies sipërfaqësore dhe ndryshimeve biokimike në frut. Ai vazhdoi hulumtimet e tij si kërkues shkencor gjatë studimeve të Pas Doktoraturës në Teknologjinë e Pasvjeljes në specie të ndryshme në të njëjtin universitet.Aktualisht ai është pedagog i Teknologjisë së Pasvjeljes dhe Standardeve të Cilësisë në Departamentin e Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Mësimdhënia dhe kërkimi shkencor fokusohet në: Ndryshimet biokimike të produkteve të hortikulturës para, gjatë dhe pas vjeljes; faktorët e humbjeve gjatë procesit të prodhimit dhe vjeljes, seleksionimit, paketimit, ruajtjes dhe marketingut të këtyre produkteve; stadi i maturimit për vjelje, prognoza dhe kriteret e vlerësimit; pastrimi, ndarja, paketimi, materialet dhe teknikat e përdorura gjatë këtyr proceseve; paraftohja dhe ruajtja e ftohtë (frigoriferët) e cila zvogëlon humbjen e lagështisë dhe ngadalëson ndryshimet e padëshirueshme; kushtet e ruajtjes pas vjeljes për të ruajtur cilësinë e produkteve; higjiena dhe siguria, faktorë të rëndësishëm për të reduktuar humbjet, për të ofruar cilësi dhe konsum të sigurtë; anomalitë fiziologjike dhe dëmtimi nga patogjenët gjatë jetës pas vjeljes të produktit. Gjatë viteve 2009-2013 ka qenë zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Shqipëri me performancë të suksesëshme në: zhvillimin e politikave dhe prioriteteve strategjike lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, përgatitjet për zbatimin e ndihmës para-aderuese për zhvillimin rural (projektet IPA) dhe përmirësimet e sistemit të sigurisë ushqimore. Mësimdhënia dhe kërkimi i tij shkencor gjithashtu fokusohet në: cilësinë dhe sigurinë ushqimore të produkteve; koncepti dhe atributet e cilësisë, faktorët që ndikojnë në cilësinë dhe sigurinë e produkteve; cilësitë nutitive të frutave dhe perimeve; perceptimet e konsumatorit për cilësinë; vlerësimi i maturimit dhe cilësisë së produkteve hortikulturale; menaxhimi i cilësisë; sistemet dhe regjimet e cilësisë, praktikat e mira higjienike (GHP), praktikat e mira bujqësore (GAP), standardet ISO për cilësinë dhe gjurmueshmëria. Aktualisht, ai ka shkruar rreth 40 artikuj shkencorë, monografi dhe libra që lidhen me fushën e tij të mësimit dhe kërkimit shkencor. Ai ka 20 prezantime në konferenca, 24 partneritete në projekte dhe 200 citime në mbarë botën. Profesor Thomaj ka aftësi të mira në proceset e ruajtjes dhe kontrollit të cilësisë (duke punuar si konsulent, ekspert dhe audit); në përdorimin e kompjuterit, analizën statistikore dhe prezantimet e rezultateve; në përgatitjen dhe zbatimin e projekteve; në trajnim, marketing; në përdorimin e gjuhëve të huaja si anglisht, italisht dhe greqisht.