Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

GMK Pemëtari-Vreshtari

Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit
Fakulteti i Bujqësisë dhe i Mjedisit
Misoni dhe Vizioni
Përgjegjësi i Departamentit
Grupet Mësimore Kërkimore
Stafi Ndihmës Akademik
Programet e studimit
Informacion për studentët

Prof. Dr. Bardhosh Ferraj

Pergjegjes i Grupit Mesimor Kerkimor – Pemtari-Vreshtari

E- mail: bferraj@ubt.edu.al; CV

Prof. Dr. Bardhosh Hetem Ferraj është Lektor në Departamentin e Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit, në modulin Pomologji 1 dhe 2, (Hortikulturë), Bazat e Pemtarisë(Agromjedis), Prodhim Bimor(Fakulteti Ekonomik), Teknologji të avancuara në pemtari(MP në Hortikulturë, Frutat dhe perimet e rralla. Si modulin kryesor ku ushtron angazhimin bazë është Pomologjia 1 dhe 2 që si objektiv kanë specie drufrutore, origjinën, përhapjen dhe rajonizimin e tyre,aspekte të biologjisë dhe fiziologjisë, pjesë të deskriptorit të bimës, kërkesat për klimë dhe tokë, sjelljen e kultivarëve dhe nënshartesave, teknologjitë dhe skemat e kultivimit, promovimin e formave intensive, përshkrimin e kultivarëve më të mirë, sistemet e menazhimit të tokës, ujitjes, prodhimin e integruar e organi, investimin dhe gjenerimin e kapitalit financiar dhe njerëzor për arësye ushqimi dhe biznesi. Prof. Ferraj është diplomuar si Agronom i Përgjithshëm në vitin 1983, në Fakultetin e Bujqësisë të Institutit të Lartë Bujqësor (sot UBTiranë. Për rreth 15 vjet ka punuar në sistemin e bujqësisë ai specialist prodhimi, agronom dhe Kryetar i Degës Prodhimit në Koopetarivën Bujqësore Zogaj Tropojë, për 1 vit, specialist perime – pemtari në Komitetit Ekzekutiv të Rrethit Tropojë, për 4 vjet,  agronom perimesh në Serat e NB Vlorë, për 2 vjet, si K/Agronom në NB Babicë Vlorë, për 3 vjet  dhe si Drejtor  dhe specialist i pemtarisë në IPVlorë për 8 vjet. Në vitet 1999 – 2002, Prof Ferraj ka mbaruar pranë UBT nivelin e kualifikimit SHPU dhe ka mbnrojtur mikrotezën “Prodhimi i fidanave frutor në kushte të serave me nebulëzim”. Në vitet 2002 – 2004 ka punuar për temën e doktoraturës në një projekt bashkëpunimi IP Vlorë UB Tiranë IMBimëve Durrës, Universiteti Virginia, Univ. Pensilvanisë, Univ. Dejvisit, USA duke përmbyllur me sukses studimin “Prodhimi i vajit të  integruar extra dhe vergine nga kultivë ulliri shqiptar” Titullin PhD e ka mbrojtur në Maj të vitit 2005 me studimin “Ndikimi i sistemeve të menaxhimit të tokës mbi treguesit saior dhe cilësor të vajit të ullirit”, si pjesë e projektit të lançuar më sipër. Prof B. Ferraj ka kryer disa trajnime afat shkurtëra në disa Universitete dhe Institute Kërkimor; në vitin 2000, në Dejvis Kaliforni për prodhimet organike, në vitin 2002, në Universitetin e Romës, për pemtarinë kodrinore, në vitin 2002 dhe 2004 në IAM Bari Itali për prodhimin e fidanave të çertifikuar dhe ujitjen e pemëve dhe vreshtave, në vitin 2007 për prodhimet tipike në pemtari dhe perime.

 

 

Prof. Dr. Fadil Thomaj

E-mail: fthomaj@ubt.edu.al; CV

 

 

Prof. Dr. Bari Hodaj

E-mail: bhodaj@ubt.edu.al; CV

 

 

Prof. Dr. Lush Susaj

E-mail: lsusaj@ubt.edu.al; CV

Lektor në Departamentin e Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit, në disiplinat e Ampelografisë dhe Vreshtarisë, fokusuar në origjinën, përhapjen dhe rajonizimin e kultivarëve të hardhisë; testimin për sjelljen e kultivarëve dhe nënshartesave në kushtet e stresit abiotik dhe biotik; teknologjitë dhe skemat më produktive të kultivimit dhe administrimit të vreshtave në tenda dhe spaliera vertikale; krijimin dhe administrimin e tendave të rrushit të tavolinës në fushë të hapur dhe fushë të mbrojtur; teknologjitë e prodhimit nga vreshtat organike, biodinamike dhe nga pjergullat. Një interes i veҫantë i hulumtimit për Prof. Susaj është grumbullimi, interpretimi dhe regjistrimi i fakteve historike, i toponimeve, i fjalëve të urta dhe ngjarjeve të tjera të shkruara që dëshmojnë për kultivimin e vreshtave në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit, në Antikitet, në Mesjetë e deri në ditët e sotme. Profesor Lush Susaj është diplomuar si Inxhinier Agrar, në degën Pemëtari-Vreshtari në vitin 1986 dhe në Filozofi (shkencat politiko-juridike) në vitin 1988, Master Shkencash 2002, Doktor i Shkencave Bujqësore në 2005, Prof.As, në vitin 2012 dhe Prof.Dr. në vitin 2015. Përvoja mësimdhënëse e Prof. Dr. Lush Susaj ka nisur në vitin 2003, në lëndët Ampelografia, Vreshtaria, Mekanizimi i Vreshtave, Vreshtaria Alternative, Lulëtaria, Shtimi i Pemëve Frutore, Frutat e Rralla dhe Lëndët e Para me Origjinë Bimore. Prof. Lush Susaj angazhohet gjerësisht si ekspert dhe konsulent në shumë projekte zhvillimi për vreshtarinë dhe enologjinë në fermat dhe në kantinat bujqësore, në Gjykatën e Apelit, në Radio, në Televizione dhe në Redaksitë e gazetave të përditshme, si dhe në projekte zhvillimore me organizata ndërkombëtare si GIZ, USAID, MADA, SEEDNET, HORTIVAR, etj.

 

Prof. As. Endrit Kullaj

E-mail: ekullaj@ubt.edu.al;  CV

Lektor në Departamentin e Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit. Hulumton në disiplinën e fiziologjisë mjedisore eksperimentale, me fokus në përmirësimin e njohurive mbi reagimin dhe aklimatizimin afatshkurtër të drurëve frutorë ndaj streseve abiotike; se si të paraqiten këto procese nëpërmjet modeleve biofizike rigoroze që mund të informojnë programimin e ujitjes dhe para–përmirësimin gjenetik. Një interes të posaçëm për Prof. Kullaj ka mënyra se si gojëzat e gjetheve bashkërendojnë ndikimet në bilancin e karbonit/ujit në nivelin e gjethes, pemës dhe pemëtores. Një pjesë e mirë e kësaj pune kërkimore synon të përmirësojë se si ne përkufizojmë, interpretojmë dhe sasiorizojmë “trajtat” në konteksin e para–përmirësimit gjenetik dhe fiziologjisë mjedisore. Përvoja mësimdhënëse e Prof. Kullaj ka nisur prej vitit 2005 dhe ka përfshirë biologjinë e bimëve hortikulturore, ekofiziologjinë e drurëve frutorë, përmirësimin gjenetik të drurëve frutorë, bazat e hortikulturës, teknologji kultivimi, lëndët e para me origjinë bimore, permakulturë, pemëtari organike. Është diplomuar si Inxhinier Agrar në 2000, Master Shkencash 2003, Doktor i Shkencave Bujqësore në 2006, PhD në Universitetin e Bolonjës në 2007 dhe Ekonomist Agrar në 2007. Ka marrë titullin Prof.As. në vitin 2011. Prof. Kullaj angazhohet gjerësisht si ekspert dhe konsulent në projekte zhvillimore me organizma si GIZ, BB, PNUD, ERM, EON, ABkons, etj.