Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Stafi Joakademik

Dr. Anita Koni
Email: akoni@ubt.edu.al

Dr. Anita Koni është diplomuar në vitin 2009 në degën Biologji-Kimi, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Doktore në mjekësinë veterinare që prej vitit 2017. Ajo ka kryer studimin e saj shkencorë mbi tuberkulozin e gjedhit në Shqipëri në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, Univesiteti Bujqësorë i Tiranës.  Studimi i tuberkulozit është shtrirë deri në nivel të biologjisë molekulare, gjenotipizim, duke bashkëpunuar me Istituto Zooprofilatico Sperimentale del Umbria e del Emiglia Romagnia, Brescia-Itali. Ajo ka publikuar në revista ndërkombëtare dhe kombëtare si: Irish Veterinary Journal; European Academic Research; Animal Husbandry, Dairy and Veterinary Science Journal; International Journal of Current Microbiology and Applied Science; Albanian Journal of Agricultural Science. Ka marrë pjesë në 11 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare duke paraqitur punën e saj kërkimore shkencore, gjithashtu ka kryer dhe 6 botime artikujsh në revista prestigjioze shkencore. Ajo është specialiste në laboratorin e shëndetit të kafshës, departamenti i shëndetit publik veterinarë. Fusha e saj e kërkimit janë zoonozat: tuberkulozi i gjedhit, bruceloza, ashtu edhe sëmundjet infektive si: blue tongue, BVD. Ekspertiza e saj dhe fusha e interesit është aspekti i biologjisë molekulare në sëmundjet zoonotike dhe jo vetëm, si edhe zhvillimi dhe interpretimi i testeve serologjike. Ka marë pjesë aktive në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e saj.