Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

GMK Matematikë

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Përgjëgjesi i departamentit
Grupet Mësimore Kërkimore
Stafi Ndihmës Akademik
Informacion për studentët

Përgjegjëse e GMK Dr. Silvana Mustafaj

smustafaj@ubt.edu.al

Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Matematikë në vitin 1997. Është diplomuar gjithashtu në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, dega Financë.

Në vitin 2008 ka përfunduar Masterin e Nivelit të Dytë në Ekonomi dhe Politika Agrare në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës.  Në vitin 2012, ka marrë titullin Docent. Ka marrë titullin Doktor Shkencash në vitin 2014.

Nga viti 2004 e në vazhdim kryen detyrën e pedagoges së matematikës në Departamentin e Matematikës dhe Informatikës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës. Fokus i fushës së saj të studimit ka qënë eficienca ekonomike në bujqësi. Ka botuar një numër artikujsh shkencorë, dhe ka marrë pjesë në mjaft konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Është autore e disa cikle leksionesh universitare.

Shiko profilin e plotë

 

Prof. As. Dr. Mariana Nikolla

mnikolla@ubt.edu.al

Pedagoge në Departamentin Matematikë dhe Informatikë të Fakultetit të Ekonomisë & Agrobiznesit. Që prej vitit 2001 është lektore e ftuar në disa Universitete dhe Kolegje Universitare, Publike dhe jo Publike, brënda vendit dhe Kosove.  Nga viti 2008 dhe vazhdim, pedagoge me kohe të plotë  në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Mban gradën “Doktor i Shkencave” që prej prillit të vitit 2013, e specializuar në fushën e Zbatimit të Modeleve Matematikorë në Ekonominë Bujqësore.

Është kordinatore në modulet; Matematikë, Matematikë Ekonomike, Optimizim Ekonomik dhe Hyrje në Kriptografi.

Ka një eksperience prej 5 vitesh si përgjegjëse e GMK-së të Matematikës. Drejtuese e Departamentit Matematikë dhe Informatikë që nga viti 2020.

Ka kryer një sërë trajnimesh dhe specializimesh brënda dhe jashtë vendit.

Ka marrë pjesë dhe ka referuar në mjaft konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Është bashkëautore tekstesh mësimore/monografi, autore e disa cikleve leksionesh universitare, si edhe i një sërë artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë vendit.

Shiko profilin e plotë

 

Dr. Elfrida Dishmema

edishmema@ubt.edu.al

Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Matematikë, sistemi Bachelor në vitin 2009 dhe Master i Shkencave në vitin 2011. Në periudhën 2013-vazhdim ndjek Shkollën e Doktoraturës pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Departamentin e Matematikës së Aplikuar. Në periudhën 2011-vazhdim është angazhuar si pedagoge e ftuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, nё Universitetin Bujqësor tё Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit. Nga Dhjetor 2014-vazhdim kryen detyrën e pedagoges së matematikës nё Departamentin e Matematikës dhe Informatikës,

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës. Fokus i fushës së saj të studimit ështё Analiza Numerike dhe Ekuacionet Diferenciale. Ka marrë pjesë dhe ka referuar në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është autore e disa artikujve shkencorё brenda dhe jashtё vendit.

Shiko profilin e plotë

 

Dr. Orgest Zaka

ozaka@ubt.edu.al

Është pedagog në Departamentin Matematikë-Informatikë dhe Statistikë të Fakultetit të Ekonomisë & Agrobiznesit.

Ka një eksperiencë akademike prej më shumë se  10 vite në mësimdhënie, prej të cilave (Full-Time) 1-vit në UBT (2019-e në vazhdim), 8 vjet në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”( 2011-2019), si dhe 5-muaj ne FSHN , U.T 2008-2009 dhe 3-muaj në UV (gusht-tetor 2009).

Ka një eksperiencë të gjatë si pedagog i Ftuar në mjaft Universitete Publike dhe jo-Publike.

Mban titullin Matematikan, të fituar në FSHN pranë UT, pas përfundimit të kursit Special të Matematikës (5-vjecari i vjetër).

Mban gradën “Doktor i Shkencave” nga shtatori i vitit 2016, i specializuar në fushën e Gjeometrisë dhe Algjebrës, por jo vetëm.

Ka një eksperiencë prej 3-vitesh si drejtues i GMK-së ‘Algjebër dhe Gjeometri’ pranë UV, deri ditën e zhvendosjes si pedagog pranë UBT.

Ka marrë pjesë dhe ka referuar në 17 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe është autor i 12-teksteve mësimore/monografi si edhe i 18-artikujve shkencorë brenda dhe jashtë vendit.

Shiko profilin e plotë

 

aMSc. Arianit Peci

apeci@ubt.edu.al

Ka kryer studimet Bachelor dhe Master i Shkencave përgjatë periudhës 2008-2013 në Ixhinieri Matematike në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës.

Që prej mbarimit të studimeve deri në shtator 2019, ka qenë i punësuar si pedagog në Departamentin e Matematikës, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë.

Që prej shtatorit 2019  eshtë pedagog në Departamentin e Matematikës dhe Informatikës të Fakultetit të Ekonomisë & Agrobiznesit. Gjatë këtyre viteve ka punuar si pedagog Part-Time në Universitin Politeknik të Tiranës dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. Është përdorues i disa softeve matematikore e statistikore. Ka marrë pjesë dhe ka referuar në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shiko profilin e plotë

 

MSc. Albana Boçi

aboci@ubt.edu.al

Është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinerise Matematike dhe Inxhinerise Fizike, dega Inxhinieri Matematikë, Sistemi Bachelor në vitin 2013 dhe Master i Shkencave në vitin 2015.

Në periudhën 2018-vazhdim është angazhuar si pedagoge e ftuar në Universitetin Politeknik te Tiranes dhe nё Universitetin Bujqësor tё Tiranës. Nga Mars 2020-vazhdim kryen detyrën e pedagoges së matematikës në Universitetin Bujqësor  të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Departamenti i Matematikës dhe Informatikës. Përgjatë kësaj kohe ka dhënë lëndët Matematikë, Matematikë Financiare dhe Matematikë Ekonomike në sistemin Bachelor. Fokus i fushës së saj të studimit ka qenë Teoria Optimizimit dhe Grafet. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është bashkёautore e disa artikujve shkencore brenda dhe jashtё vendit.

Shiko profilin e plotë

 

MSc. Anjeza Bekolli

abekolli@ubt.edu.al

Është pedagoge në Departamentin Matematikë dhe Informatikë të Fakultetit të Ekonomisë & Agrobiznesit. Modulet që mbulon janë “Matematikë” dhe “Matematikë Ekonomike”.

Në Korrik të vitit 2017 ka përfunduar Masterin e Shkencave në Matematikë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës/Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë 3 vjeçare në mësimdhënie në Universitet në modulet: Analizë Matematike, Algjebër dhe Gjeometri, Teori Statistike dhe Statistikë e Aplikuar.

Ka qenë pjesëmarrëse në konferenca ndërkombëtare “Albanian Studies Days 2018”, “Tirana  Winter School in algebraic, Geometry-Algebraic Curves”, si dhe organizatore e “1st International Conference Mathematics, Days in Tirana, “33rd Balkan Mathematical Olympiad, “Albanian Kangourou 2017” etj.

Shiko profilin e plotë

 

MSc. Ambra Kraja

akraja@ubt.edu.al

Është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Matematikë, Sistemi Bachelor në vitin 2016 dhe Master i Shkencave në Matematikë në vitin 2018.

Në periudhën 2018 e në vazhdim është angazhuar si pedagoge e ftuar në Universitetin Politeknik te Tiranës dhe nё Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës. Përgjatë kësaj kohe ka dhënë lëndët: Analizë Matematike, Algjebër dhe Gjeometri, Matematikë, Matematikë e Zbatuar, Statistikë. Nga Shkurt 2021 kryen detyrën e pedagoges së matematikës në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Departamenti i Matematikës dhe Informatikës Ka marrë pjesë në konferenca shkencore  kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është bashkёautore e disa artikujve shkencore brenda dhe jashtё vendit.

 

Shiko profilin e plotë