Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

GMK Informatikë

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Përgjëgjesi i departamentit
Grupet Mësimore Kërkimore
Stafi Ndihmës Akademik
Informacion për studentët

Përgjegjëse e GMK Dr. Jona Mulliri

jmulliri@ubt.edu.al

Është pedagoge në Departamentin Matematikë dhe Informatikë të Fakultetit të Ekonomisë & Agrobiznesit dhe ka një eksperiencë akademike prej 11 vitesh. Është diplomuar në profilin Shkenca Kompjuterike (2009), Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

Mban gradën “Doktor i Shkencave” nga viti 2016, e specializuar në fushën Financë – Kontabilitet. Është kordinatore në modulet “Database dhe Menaxhim”, “Programim në Internet”, “Programim i avancuar ne Web”, “Administrim Bazë të Dhënash”.

Ka një eksperience prej 4 vitesh në drejtimin e Degës së Mësimit dhe Kurrikulave, 6 vjet si përgjegjëse e GMK-së së “Informatikës” dhe 1 vit si Koordinatore Institucionale UBT.

Ka punuar si zhvilluese baze të dhënash dhe data warehouse duke përdorur ETL tools dhe My SQL në Raiffeisen Bank, si dhe ka eksperience praktike në analizimin e të dhënave, bazë të dhënash dhe programim.

Ka kryer një sërë trajnimesh dhe specializimesh në Maltë, Angli dhe Letoni. Është e përfishrë si team member në disa projekte me financim ndërkombëtar si NETCHEM, GRADUA etj.

Ka marrë pjesë dhe ka referuar në mjaft konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe është autore tekstesh mësimore si edhe i një sërë artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë vendit.

Shiko profilin e plotë

 

Dr. Brunilda Baraku

bgjini@ubt.edu.al

Është pedagoge në Departamentin e Matematikës dhe Informatikës, të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agroboznesit, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, që nga viti 2002. Është diplomuar në profilin Matematikan (2002), Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

Është lektore në modulet e “Hyrjes në Informatikë”, “Sistemet e Informacionit të Menaxhimit” dhe “Informatikë”.

Mban gradën “Doktor i Shkencave” që nga viti 2016, e specializuar në fushën e Drejtimit të Agrobiznesit.

Ka marrë pjesë në një sërë konferencash kombëtare dhe ndërkombëtare, është autore e disa cikleve leksionesh universitare si edhe autore dhe bashkeautore në disa i artikuj shkencorë brenda dhe jashtë vendit.

Shiko profilin e plotë

 

Prof. As. Dr. Blerina Zanaj

bzanaj@ubt.edu.al

Është pedagoge në Departamentin e Matematikë Informatikës të Fakultetit të Ekonomisë & Agrobiznesit dhe ka një eksperiencë akademike prej 6 vitesh.

Ka fituar gradën Prof.Asoc pranë Universitetit Bujqësorë të Tiranës që nga Janari 2020. Mban gradën “Doktor i Shkencave” që nga Shkurti 2013 ku i ka zhvilluar dhe përfunduar studimet e doktoraturës në Universitetin Politecnica delle Marche, Ancona Itali. Më pas ka punuar si kërkues për gjashtë muaj pranë Departamentit të Inxhinjerisë së Informacionit, në Universitetin e La Sapienza në Romë.  Ajo është e specializuar në fushën e Përpunimit të Sinjaleve, Rrjetat e Sensorëve dhe simulimet e bëra për dizenjimin e algoritmeve të ndryshme të komunikimit midis nyjeve të rrjetit, Sistemet IoT.

Është kordinatore në modulet e Sigurisë së Sistemeve dhe Rrjetave, Inxhinjerimit Software.

Ka eksperiencë si instruktor për Sistemet e Shfrytëzimit veçanërishtë Linux në kurse pasuniversitare të kryera për DEKRA dhe Harry Fultz. Ka eksperiencë si Administrator Sistemi përvojë pune e fituar gjatë kohës që ka punuar në Departamentin e IT-së për Vodafone Albania (2008-2010).

Ka marrë pjesë dhe ka referuar në mjaft konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe është autor dhe bashkëautor në një sërë artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë vendit.

Shiko profilin e plotë

 

Dr. Blerta Moçka

bmocka@ubt.edu.al

Është pedagoge në Departamentin e Matematikë-Informatikës të Fakultetit të Ekonomisë & Agrobiznesit dhe ka një eksperiencë akademike prej 11 vitesh.

Mban gradën “Doktor i Shkencave” nga 2016, e specializuar në fushën e Informatikës, pranë Departamentit të Informatikes, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

Ka dhënë mësim disa lëndë të ndryshme programimi. Ka marrë pjesë dhe ka referuar në mjaft konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe është autore e një sërë artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë vendit.

Publikimet e saj të fundit përfshijnë aplikimin e Inteligjencës së Biznesit në sistemet bankare dhe në prokurimet publike. Fushat kryesore të studimit të saj janë: Bazat e të dhënave, Inteligjenca e Biznesit, gjuhët e programimit dhe Virtualizimi.

Shiko profilin e plotë

 

 

MSc. Eneida Topulli

etopulli@ubt.edu.al

 

Është lektore në Departamentin e Matematikës dhe Informatikës, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, prej vitit 2014.

Është diplomuar në Degën Informatikë në vitin 2004 dhe ne vitin 2009 ka përfunduar Masterin e Nivelit të Dytë në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave të Natyrës.  Mbulon modulet “Sistemet e Mbështetjes së Vendimarrjes”, “Sisteme Informacionit të Biznesit”, “Data Mining”,  “Informatike e Aplikuar”.

Ka eksperiencë pune 10 vjeçare si specialiste dhe më tej përgjegjëse e departamentit të Administrimit të Informacionit Bujqësor ne Ministrinë e Bujqësisë me funksione kryesore hartim metodologjie për anketa në nivel kombëtar, krijim dhe administrim bazash të dhënash dhe software për hedhjen dhe manipulimin e të dhënave, analizë të dhënash, publikim etj.

Është angazhuar si eksperte në disa projekte ndërkombëtare. Është autore në disa konferenca dhe artikuj shkencor ne revista ndërkombëtare.

Shiko profilin e plotë

 

MSc. Irida Gjermeni

igjermeni@ubt.edu.al

Është pedagoge në Departamentin Matematikë dhe Informatikë të Fakultetit të Ekonomisë & Agrobiznesit dhe ka një eksperiencë akademike prej 6 vitesh.

Ka përfunduar në vitin 2008 studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit të shkencave të  Natyrës, në degën Informatikë. Në 2013 ka perfunduar studimet Master i Shkencave pranë Fakultetit të Ekonomisë, dega Administrim Biznes. Mbulon modulet “Asp.Net dhe C#”, “Manaxhim i Teknologjisë së Informacionit”, “Informatikë e Aplikuar”, “Programim i Avancuar WEB”, “Programim Mobile”.

Ka punuar në disa kompani private si IDRA, DigitAlb, ejt. Gjatë kësaj kohe është edhe bashkëautore e disa konferencave dhe artikujve kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

 

Shiko profilin e plotë