Fakulteti i Bujqesise dhe i Mjedisit
Pergjegjesi i departamentit DMBN
Pedagoget
Grupet Mësimore Kërkimore
Stafi Ndihmës Akademik
Programet e studimit
E-mail: ahoda@ubt.edu.al; CV
Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Biologji, në periudhën 1985 – 1990. Që prej Shatorit 1990, fillon punë pranë Universitetit Bujqesor të Tiranës, Fakulteti Bujqësisë, Departamenti i Zooteknisë. Në vitin 1999 fiton gradën “Doktor i Shkencave”. Në vitin 2004 merr titullin “Profesor i Asociuar” dhe që prej vitit 2010 ka titullin “Profesor”. Gjatë karierës së saj ka patur edhe funksione administrative. Në periudhën 2000 – 2003 ka qenë. Përgjegjëse e Seksionit “Gjenetika dhe të Ushqyerit e Kafshëve”. Në periudhën 2003 – 2008 ka qenë Përgjegjëse e Departamentit të Prodhimit Shtazor. Këtë detyrë e mban gjithashtu aktualisht, që prej vitit 2016. Në periudhën 2009 – 2013, ka qenë Kryetare e “Degës së Kërkimit, Kooperimit Shkencor dhe Projekteve” pranë UBT-së dhe 2013 – 2016, Zv. Rektore për Kërkimin Shkencor. Që prej vitit 2008 është anëtare e Senatit Akademik të UBT-së. Në periudhën 2009 – 2013, ka qenë nënkryetarke e Këshillit të Akreditimit, pranë Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë. Aktualisht, është eksperte e jashtme pranë ASCAL. Gjithashtu, është anëtare e bordit editorial të disa revistave shkencore, si Albanian J. Agric. Sci, AKTET, Macedonian J. Animal Sci. Aktiviteti Mësimor lidhet me Gjenetikën dhe Bioteknologjinë Shtazore. Fokusi i kërkimit shkencor është vlerësimi i diversitetit gjenetik të resurseve gjenetike shtazore, me anë markerëve molekularë si mikrosatelitë, AFLP, SNP, mtADN. Ka koordinuar mjaft projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe projekte TEMPUS, Erasmus Mundus dhe Erasmu +. Ka marrë pjesë dhe ka organizuar mjaft konferenca shkencore. Gjithashtu ka botuar mbi 50 artikuj shkencor në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është autore e disa teksteve mësimore dhe ndihmëse
Prof. Dr. Lumturi Papa
E-mail: lpapa@ubt.edu.al; CV
Google Site L.Papa
Dr. Lorena Hysi
E-mail: lhysi@ubt.edu.al; CV
Dr. Lorena Hysi është pedagoge pranë departamentit të Prodhimit Shtazor, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, që nga tetori i vitit 2013. Studimet e larta i ka kryer në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, në periudhën 2004-2009, dega Biologji. Po pranë këtij fakulteti në vitet 2009-2011, ka përfunduar studimet Master të Nivelit të Dytë (MND),në degën Biologji eksperimentale, drejtimi Biologji qelizore. Studimet e doktoraturës i ka përfunduar në vitin 2014 dhe ka marre titullin “Doktore e Shkencave” në fushën e Biologjisë Molekulare. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe është autore e disa artikujve shkencorë. Aktualisht është lektore e modulit Gjenetika, që zhvillohet në degët “Zootekni dhe Biznes Blegtoral” dhe “Akuakulturë dhe Menaxhim i Peshkimit”, në ciklin e parë të studimeve (Bachelor) në Inxhinieri Agrare si dhe në degët “Mjekësi Veterinare” dhe “Menaxhim Veterinar”.
Prof. Dr. Etleva Delia
