Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

GMK Arkitekturë Peizazhi dhe Lulëtari

Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit
Fakulteti i Bujqësisë dhe i Mjedisit
Misoni dhe Vizioni
Përgjegjësi i Departamentit
Grupet Mësimore Kërkimore
Stafi Ndihmës Akademik
Programet e studimit
Informacion për studentët

Prof. As. Zydi Teqja

Pergjegjes Grupi Mesimor Kerkimor “Arkitekture Peizazhi dhe Luletari”

E-mail: zteqja@ubt.edu.al; 

Interesat kryesore të kërkimit shkencor janë të lidhura me ndikimin e hapësirave të gjelbra mbi shëndetin dhe mirëqenien e popullatës dhe me studimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike mbi shpërndarjen e bimëve. Kam eksperiencë akademike në shkencat mjedisore, në mjediset e gjelbra dhe në arkitekturë peizazhi për një periudhë prej rreth 27 vjetësh. Eksperienca në punë dhe studimet brenda dhe jashtë vendit më kanë ndihmuar që të kem njohuri të gjera për qëndrueshmërinë dhe për planifikimin, projektimin dhe manaxhimin e përdorimit të tokës, hapësirave të gjelbra dhe të peizazhit. Për një periudhë mbi 10 vjeçare kam qenë i angazhuar në institucione publike, projekte donatorësh dhe organizata jo qeveritare. Në këto pozicione detyrat e mia kanë qenë të lidhura me konceptimin dhe zbatimin e politikave bujqësore. Me këtë status jam ftuar si ekspert ndërkombëtar afat shkurtër në disa vende si Nigeri, Togo, Azerbaxhan, Kirgistan, Maqedoni e Kosovë. I diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitin 1985, kam mbrojtur titullin shkencor “Doktor i shkencave”, pranë këtij universiteti, në vitin 1992 si dhe kam marrë titullin akademik “Profesor i asocuar” në vitin 1999. Jam anëtar nderi i Departamentit të Arkitekturës së Peizazhit të Universitetit të Wisconsin-it, SHBA. Njoh gjuhët anglisht, italisht dhe rusisht.

 

 

Prof. Dr. Petrit Rama

E-mail: prama@ubt.edu.al; CV

 

 

Prof. As. Gjoke Vuksani

E-mail: gjvuksani@ubt.edu.al; CV