Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Fushat e Kerkimit ne Shkollen e Doktorates

Doktoraturë FEA
Doktoraturë FBU
Doktorature FSHP
Doktorature FMV

Fushat e Kërkimit në Shkollën e Doktoratës

Programi është i integruar në fushën e kërkimit “Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore” dhe

ka dy nënfusha kryesore të kërkimit;

  • Përpunimi i ushqimeve (Kodi 0721 sipas Standartit Ndërkombëtar ISCED)
  • Të ushqyerit dhe bioteknologjia ushqimore (Kodi 051 shpjeguar në nënfushën me kod 0721 sipas Standartit Ndërkombëtar ISCED)

Programi hartohet për një periudhë afatgjatë dhe është mbështetur në burimet humane të kualifikuara të stafit akademik të FBU-së, kapacitetet infrastrukturore dhe akomoduese për kërkimin shkencor, burimet finaciare institucional për mbështetjen e kërkimit shkencor si dhe aftësinë dhe përvojën e krijuar në vite nga stafi i FBU-së për mbështetjen me burime dhe grante kërkimi.

Përcaktimi i prioriteteve të fushës kërkimore është bërë duke marrë në konsiderate prioritetet e zhvillimit shkencor të vendit në fushat e bujqësisë, ushqimit, sigurisë ushqimore, prandaj edhe tematika e kërkimit në FBU është pjesë integrale dhe hartohet në përputhje me këto nevoja. Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit është njësi kryesore e një prej institucioneve publike më të rëndësishëm të arsimit të lartë në vend, që ka një eksperience disa vjeçare në përgatitjen e specialisteve të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë të studimeve në fushat e Inxhinierisë Agroushqimore, Bioteknologjisë Ushqimore, Teknologjisë Agroushqimore, VreshtariEnologjisë, Shkencat e Ushqimit dhe të Ushqyerit, Analizat e Ushqimit, Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore dhe Shkencat e Bioteknologjisë Ushqimore, në përputhje me kërkesat e tregut të punës, por edhe me zhvillimet e reja në rajon dhe më gjerë. Aktualisht ka të akredituar dy programe studimit, ciklin e parë Bachelor dhe ciklimin e dytë Master Shkencor në “Inxhinieri Agroushqimore”, me profilin ”Teknologji Agroushqimore” (akreditim periodik 6 vite për secilin program) dhe ka filluar fazën e aplikimit për akreditimin e Masterit të Shkencave në “Bioteknologji Ushqimore” dhe Bachelor në “Shkencat e Ushqimit dhe të Ushqyerit”.

Studimet e ciklit të tretë në “Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore” synojnë aftësimin e studentëve në nivelin më të lartë të kualifikimit në kërkimin shkencor. Në varësi të nënfushës së studimit dhe temës studimore të përzgjedhur, studentët e doktoratës në fund të studimeve fitojnë njohuri dhe shprehi të reja bashkohore në lidhje me proçeset teknologjike, zgjidhjen e problemeve në linjat e mëdha dhe ato pilot të prodhimit të ushqimeve. Përveç nëfushës së mësipërme studimet për problemet e të ushqyerit, sëmundjet ushqimore, ditetat, teknologjitë e përgatitjes së ushqimeve dietike, të ushqyerit e kushtëzuar do të sjellin një kontribut të vlefshëm në vendin tonë. Studimet në këtë nënfushë në vendin tonë janë sporadike, prandaj kërkimet që do realizohen në kuadër të doktoratës janë pjesë e zgjidhjes së problemeve të sipërpërmendura.

Kontakti

Koordinatorja e doktoraturës
Prof. Asoc. Anila Kopali
Adresa email: ankopali@ubt.edu.al