Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Forumi Ekonomik Studentor

Klubet Studentore në UBT
Programet e Studimit 2021-2022
Aktivitete Akademike Studentore
Sherbime per studentet internacional
Shëndetësi & Këshillim
Shëndetësi & Këshillim
Angazhim civil
Foto /Aktivitete
Promovimi i studentëve ne UBT
Qëndra e Karrierës dhe Alumni
Themelohet ALUMNI UBT
Forumi Ekonomik Studentor
Forumi Ekonomik Studentor
Njoftime per Studentet
Aplikojmë për punë
Simultane Shahu
Kodi i Etikës

Forumi Ekonomik Studentor

Forumi Ekonomik Studentor u ngjiz si koncept dhe organizim studentor vullnetar, me deshirën dhe vullnetin e lire të një grupi studentësh Brenda Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit të Universitetit Bujqësor të Tiranës me mbështetjen e ish-dekanit të FEA Prof.Dr. Bahri Musabelliu, aktualisht Profesor. Musabelliu mban detyrën e Rektorit të UBT-së.Tashmë, që prej muajit shkurt të vitit 2014, FES operon si një organizatë jo-fitimprurëse dhe implementon veprimtarinë e saj në bashkëpunim të plotë me disa pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Pse FES?

Kjo nismë erdhi si rezultat I disa intervistave dhe ndërveprimeve mes studentëve Brenda institucioneve të larta mësimore, si një nevojë për të përfaqësuar denjësisht zërin e studentëve dhe të rinjve në aspektin e jetës studentore, akademike, sociale, ekonomike dhe politike në vend.

Qëllimi i FES

Qellimi i këtij forumi është vënia në jetë e potencialit studentor duke u krijuar mundësi dhe hapësira studentëve për të shprehur lirisht mendimet, opinionet, talentin dhe kreativitetin e tyre në zhvillimin e aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme.

Misioni i FES

Synon të ndërtojë mundësinë për përgatitjen e gjeneratës së re studentore duke I frymëzuar ata të japin kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik. (Vënia në jetë e potencialit të të rinjve shqiptarë që studiojnë në fusha të ndryshme, me funksion zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë Shqiptare.)

Vizioni i FES

Të jetë një ndër organizatat studentore lider në ballkan, për sa I përket organizimit, funksionimin dhe qasjes në përngjasi me World Economic Forum (WEF) dhekrijimit të një bashkëpunimi me këtë  forum botëror për programet rinore dhe studentore që WEF I ka të lancuara për organizatat rinore në mbarë botën.