Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

FDE

Ferma Didaktike Eksperimentale (FDE)

FDE është njësi në varësi të Rektoratit të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe është në funksion të të gjitha njësive kryesore të Universitetit Bujqësor të Tiranës për zhvillimin e kërkimit shkencor, transferimit të teknologjive të reja, praktikave mësimore, profesionale, temave të diplomave të studentëve në ciklin e parë dhe te dytë të studimeve dhe kërkimit shkencor në funksion të programeve të doktoraturës. Mënyra e menaxhimit të FDE, procedurat dhe modalitetet e tjera të aktiviteteve të saj realizohen në përputhje me kontekstin ligjor në fuqi dhe rregullohen nëpërmjet rregullores së funksionimit të FDE.

FDE është qëndra referuese e Universitetit Bujqësor të Tiranës për transferimin e teknologjive të reja bashkëkohore tek specialistët e bujqësisë, kompanive që operojnë në këtë fushë dhe fermerëve.

FDE mund të gjenerojë të ardhura nëpërmjet shërbimeve që ofron për të tretët dhe nëpërmjet shitjes së prodhimit të realizuar prej saj. Të ardhurat që realizohen nga FDE kanalizohen në buxhetin e UBT-së dhe përdoren në varësi të nevojave të tij.

Organizimi i FDE

Pjesë përbërëse e FDE-së është edhe Koleksioni i Drufrutorëve, pjesë përbërëse e Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGJB), në të cilën gjenden aksesionet drufrutorëve atoktonë të grumbulluara në të gjithë Shqipërinë.

FDE është e organizuar në disa sektorë të rëndësishëm:

  1. Sektori i Bimëve të Arave
  2. Sektori i Drufrutorëve
  3. Sektori i Bimëve Foragjere
  4. Sektori i Blegtorisë
  5. Sektori i Kafshëve shtëpiake.

Aktivitete

Organizimi

Foto Gallery