Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Tipet e Doktoraturave FEA

Doktoraturë FBM
Doktoraturë FEA
Doktoraturë FSHP
Doktoraturë FMV

FORMA E CIKLIT TË TRETË TË STUDIMIT NË DOKTORATË

Programet e studimit në ciklin e tretë në studime në Doktoratë ofrohen me kohë të plotë, përveҁ rasteve të parashikuara nga ligji 80/2015. Ky program studimi zgjat minimalisht tre vite akademike, por jo më shumë se 5 vite akademike në tërësi.

Programet e studimeve të ciklit të tretë në doktoraturë, janë programe me karakter plotësisht akademik, që kanë në bazë kërkimin shkencor për përgatitjen e punimit të doktoraturës, rezultatet dhe mbrojtja e suksesshme e së cilës do të çojë në fitimin e gradës shkencore “Doktor”.

Studimet e ciklit të tretë në Doktoraturë, zhvillohen me kohë të plotë pranë njësisë bazë pjesë e marrëveshjes së koordinuar nga njësia kryesore ose me kohë të zgjatur në ato raste, kur doktoranti është i punësuar si personel akademik në një institucion tjetër të arsimit të lartë apo si personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar.(Ligji i Arsimit të lartë, 80/2015).

Si detyrim përmbyllës doktoranti duhet të përgatisë tezën për marrjen e gradës shkencore “Doktor”.

Punimi i Doktoraturës është një aktivitet kërkimor shkencor bazuar në një projekt kërkimor në përputhje me fushat prioritare të kërkimit në FEA (Prioritetet e kërkimit_Shkarko Aneksi 1).

 

HARTIMI DHE MIRATIMI I PROJEKTIT TË KËRKIMIT

Studenti në bashkëpunim me udhëheqësin, përgatit metodologjinë e kërkimit dhe planin e zhvillimit, të cilat diskutohen në grupet mësimore-kërkimore në njësinë bazë ku është atashuar studenti. Ky plan zhvillimi duhet të përfshijë:

  1. Një përshkrim të plotë të projektit dhe detyrave të kërkimit;
  2. Projekt plan – progresin për përfundimin e komponentit kërkimor;
  3. Plan për qëndrimin në universitete të tjera, institucione kërkimore brenda apo jashtë vendit nëse ka;
  4. Projekt planin e botimeve dhe referimeve sipas kërkesave për përfundimin e komponentit kërkimor.

Raportet e progresit përgatiten nga doktorantët në bashkëpunim me udhëheqësin/t e tyre dhe shqyrtohen dhe miratohen çdo vit akademik nga njësia bazë dhe njësia kryesore (Modeli i planit kërkimor_ Shkarko Aneksi 2).

Kontakti

Koordinatori i doktoraturës
Prof.Asoc.Dr Eda Luga
Email: eluga@ubt.edu.al
Adresa: FEA, Godina B, Zyra 203.