Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Kërkesat për Doktoraturë

Doktoraturë FBM
Doktoraturë FEA
Doktoraturë FSHP
Doktoraturë FMV

Kriteret e pranimit në programin e studimit “Ekonomi dhe Agrobiznes”

Kriteret e pranimit të studentit në programin e studimit janë të miratuara nga FEA dhe të specifikuara në rregulloren e programit të studimit në kreun që sqaron kriteret e aplikimit, procedurat e përzgjedhjes dhe pranimit të kandidatëve fitues në të cilin specifikohet se:

  1. Aplikanti duhet të ketë fituar një diplomë në Master i Shkencave (MSc) ose ekuivalente me të (sipas përcaktimeve të Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 78 pika 1).
  2. Aplikanti duhet të ketë notën mesatare 8 e lartë për të dyja ciklet e studimit (në përputhje me nenin 7 pika 2 e Rregullores së Ciklit të Tretë të Studimeve në Doktoratë në UBT).
  3. Aplikanti duhet të ketë njohje të njërës prej pesë gjuhëve të huaja si anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, të vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtare në nivelin C1, të cilat i përkasin një periudhe jo më vonë se dy vjet nga koha e lëshimit të tyre (në përputhje me Udhëzimin nr. 52, datë 03.12.2015, pika 1 dhe 3 e Udhëzimit).
  4. Aplikanti duhet të hartojë një Projekt Propozim në përputhje me Fushat e kërkimit bazuar në Strategjinë e Kërkim – Zhvillimit të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit.

Kontakti

Koordinatori i doktoraturës
Prof.Asoc.Dr Eda Luga
Email: eluga@ubt.edu.al
Adresa: FEA, Godina B, Zyra 203.