Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Doktoratë FEA

Doktoraturë FBM
Doktoraturë FEA
Doktoraturë FSHP
Doktoraturë FMV

PROGRAMI I DOKTORATURËS NË FAKULTETIN E EKONOMISË DHE AGROBIZNESIT

Programi i doktoratës në Ekonomi dhe Agrobiznes përfaqëson një program të riorganizuar nga programet e mëparshme të doktoraturës në departamentet e Drejtimit të Agrobiznesit, Financë Kontabilitetit, Ekonomisë dhe Politikave Agrare. Ky organizim formalizohet me marrëveshjen e bashkëpunimit midis 6 departamenteve të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesi (FEA)

  1. Departamenti i Drejtimit të Agrobiznesit (DDA)
  2. Departamenti i Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural (DEPZHR)
  3. Departamenti i Financë Kontabilitetit (DFK)
  4. Departamenti i Menaxhimit të Turizmit Rural (DMTR)
  5. Departamenti i Matematikë Informatikës (DMI)
  6. Departamenti i Gjuhëve të Huaja (DGJH)

 

Dinamika e shpejtë e zhvillimit, aktivitetet ekonomike bujqësore të lidhura me të, rëndësia e sektorit, diktojnë nevojën e një përgjigjeje nga institucionet e arsimit të lartë si FEA, UBT në këto fusha dhe specifikisht nevojën e përshtatjes së programeve të studimit që i përgjigjen kësaj dinamike përmes profesionsitëve dhe kërkuesvetë rinj dhe të mirëkualifikuar.

Programi i studimeve në doktoratë në “Ekonomi dhe Agrobiznes”, është pjesë integrale e programeve të studimit të institucionit të arsimit të lartë më të specializuar në studimet në sektorin e ekonomisë bujqësore siç është Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Forma e re e organizimit të studimeve në doktoratë e specifikuar në Ligjin 80/2015, si edhe nevoja për përshtatje me kuadrin e ri të kërkimit në nivel kombëtar e bwn kwtw program me objektiva ambicion kwrkimi

Mbarëvatja e Programit të Ciklit të Tretë në Doktoraturë është një objektiv themelor i të gjitha njësive bazë dhe i Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit për disa arsye:

  • Së pari, ky fakultet me të gjitha njësitë bazë të përfshira në të, është unik në nivel kombëtar por edhe në gjithë hapësirën shqipfolëse për nga fushat dhe nënfushat e studimit që ai mbulon prej dekadash që nga fillimi i aktivitetit të UBT-s, në fushen e ekonomisë dhe agrobiznesit, zhvillimit rural, financave rurale, turizmit rural dhe sistemeve të informacionit në agrobiznes. FEA ka diplomuar prej dekadash profesionistë të të gjitha niveleve dhe cikleve të studimit duke plotësuar nevojat e vendit për profesionistë dhe ekspertë dhe kontribuar denjësisht në zhvillimin sektorial e kombëtar. Në këtë kuadër, kërkimi shkencor ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme të kërkuesve të rinj që i hapin në fakt një perspektivë të re zhvillimore kapitalit human në vend.

 

  • Së dyti, programet e studimit të ciklit të tretë të doktoratës në “Ekonomi dhe Agrobiznes” janë një pjesë integrale e programeve të studimit të zhvilluara dhe në zhvillim në të gjitha njësitë bazë dhe në nivel njësie kryesore si edhe pjesë integrale e filozofizë zhvillimore të FEA-s të materializuar në strategjinë e kërkim zhvillimit në nivel fakulteti dhe në nivel të UBT. Mungesa e kërkimeve në nivelin e studimeve në doktoratë, penalizon në mënyrë substanciale procesin e kërkimit në nivel individual të çdo pedagogu, në nivel departamenti dhe fakulteti si edhe pamundëson arritjen e objektivave të kërkimit shkencor duke pamundësuar edhe kualifikimin e asistentëve si detyrim ligjor.

 

  • Së treti, studimet në doktoratë, mundësojnë diversifikim të ofertës akademike dhe rinovim të stafit akademik e kërkimor, nevoja për të cilin në institucionet publike por edhe oraganizatat e biznesit është evidente. Oferta me staf të ri të doktoruar në këtë program studimi për arsye të unicitetit është e kufizuar në nivel kombëtar ndaj dhe riorganizimi dhe hapja e këtij programi është e një rëndësie të veçantë. Ky program studimi, synon të formojë kërkues të rinj në fushën e ekonomisë dhe agrobiznesit me fokus në “Menaxhimin e Agrobiznesit, Politikave të Zhvillimit Rural, Finanëcë Kontabilitet, Menaxhimi Turizmit Rural, si dhe në Menaxhim i Informacioni”.

Informohu

Kontakti

Koordinatori i doktoraturës
Prof.Asoc.Dr Eda Luga
Email: eluga@ubt.edu.al
Adresa: FEA, Godina B, Zyra 203.