Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Tipet e doktoratave FBM

Doktoraturë FBM
Doktoraturë FEA
Doktoraturë FSHP
Doktoraturë FMV

Doktoratë në “Shkenca Bujqësore”

Programi Doktoratë në “Shkenca Bujqësore” ofrohet nga grupi i njësive bazë të fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit: Departamenti i Shkencave Agronomike (DSHA), Departamenti i Shkencave Zooteknike (DSHZ), Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit (DHAP), Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve (DMB) dhe Departamenti i Akuakulturës dhe Peshkimit (DAP), të quajtura bashkarisht “Departamentet Bujqësore”.

 

Doktoratë në “Shkenca Mjedisore”

Programi Doktoratë në “Shkenca Mjedisore” ofrohet nga Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore (DMBN). Programet e Doktoratës në “Shkenca Bujqësore” dhe “Shkenca Mjedisore”, paraqesin rëndësi pasi fushat dhe nënfushat e kërkimit ku do të realizohen studimet janë të integruara me nevojat lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, si pjesë e programeve të zhvillimit rajonal dhe kombëtar të bujqësisë, mjedisit dhe zhvillimit rural të vendit tonë. Strategjitë dhe politikat qeveritare kanë përcaktuar prioritetet e zhvillimit të vendit tonë, ku bujqësia dhe mjedisi mbeten sektorët më prioritarë. Fushat e kërkimit të këtyre programeve që ofron FBM konsiderohen pjesë e zhvillimit strategjik të Bujqësisë dhe Mjedisit.

Informohu

Kontakti

Koordinatori i doktoraturës: Prof. Asoc. Dr.Erta Dodona
Email: edodona@ubt.edu.al
Tel: 0355 696825111
Adresa: Godina e Agronomisë Zyra 118