Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Kërkesat për Doktoratë FBM

Doktoraturë FBM
Doktoraturë FEA
Doktoraturë FSHP
Doktoraturë FMV
  1. Kërkesat për regjistrimin e kandidatëve në Shkollën e Doktoratës “Shkenca Mjedisore”

 

Për të kryer regjistrimin në programin e studimit të doktoratës në “Shkenca Mjedisore”, aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:

  1. të ketë angazhim akademik pranë një Institucioni të Arsimit të Lartë, apo të jetë personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar;
  2. të ketë përfunduar studimet e larta dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, ose një diplomë ekuivalente me MSc në shkencat mjedisore ose degë të përafërta si psh shkenca bujqësore, shkencat e natyrës, gjoshkencat, shkenca biologjike dhe kimike të aplikuara etj.
  3. kandidati duhet të ketë një vlerësim mesatar të përgjithshëm me notë mesatare mbi 8;
  4. të ketë të mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht.
  5. Për kandidatët që kanë fituar një diplomë pas përfundimit të një programi studimi të kryer në një nga pesë gjuhët e lartpërmendura, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e kriterit të gjuhës së huaj.
  6. të ketë dy rekomadime nga personel akademik që kanë titullin akademik “Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;
  7. të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjaturës.
  8. Vetëdeklarimi i aplikantit se është në gjendje të zbatojë standardet shkencore dhe etike;

 

  1. Dokumentat për aplikim

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave të Zv/Dekanit për programet e studimeve të ciklit të tretë ne Fakultetin përkatës, dosjen me dokumentacionin e kërkuar dorazi ose me postë duke filluar nga data 11 Janar deri ne datë 31 Janar 2022.

Dosje duhet të përmbajë dokumentat e mëposhtme:

  1. Kërkesë personale drejtuar njësisë bazë ose kryesore, përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e studimeve të ciklit të tretë;
  2. CV personale dhe nje listë e punimeve shkencore, të cilat duhet të jenë pjesë e dosjes së aplikimit (në rastin kur personi që aplikon ka të tilla);
  3. Kopje të noterizuara të diplomës universitare, kopje të noterizuar të diplomës “Master i shkencave” (ose të një diplomë ekuivalente me të si “DND”), si dhe kopje të noterizuar të listës së notave për të gjitha nivelet e studimeve/diplomave. Kriteri lidhur me notën mesatare që kërkohet për kualifikim, është përcaktuar specifikisht nga njësitë kryesore sipas fushave të studimit që ofrojnë.
  4. Vërtetim që është personel akademik në njërën prej njësive bazë të UBT-së; vërtetim që është personel akademik në një institucion tjetër të arsimit të lartë; vërtetim që është personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar.
  5. Fotokopje e ID ose pasaportës;
  6. Dy fotografi;
  7. Dy rekomandime nga persona me titull akademik;
  8. Një deklaratë nëpërmjet së cilës pranohet shlyerja e të gjitha detyrimet financiare, lidhur me koston e studimeve sipas përcaktimeve të bëra nga strukturat e UBT-së;
  9. Një propozim në të cilin të përcaktohet fusha me interes për ndjekjen e studimeve të ciklit të tretë se bashku me emrin e udhëheqësit shkencor;
  10. Për aplikantët që nuk janë staf akademik i njësive përbërëse të UBT-së, përveç pagesës së tarifës zyrtare, kërkohet konfirmimi/dokumentimi që vërteton përballimin e të gjitha shpenzimeve dhe kostove të studimeve të doktoratës, nëpërmjet depozitimit të projektit shkencor të fituar apo ndonje kontrate financiare të vlefshme, sipas përcaktimeve të bëra nga strukturat e UBT-së;
  11. Kandidati duhet të dorëzojë dëshmi origjinale ose të noterizuar të njohjes së njërës prej gjuhëve të huaja (përkatësisht gjuhës angleze, gjuhës frënge, gjuhës gjermane, gjuhës italiane ose gjuhës spanjolle). Dokumneti i njohjes së gjuhës së huaj mund të jetë një certifikatë, diplomë ose dëshmi e lëshuar nga subjekti të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin për ofrimin e testimeve ndërkombëtare, të cilat i përkasin një periudhe jo më vonë se dy vjet nga koha e lëshimit të tyre.
  12. Mandat për tarifën e aplikimit për konkurrim në vlerën 2000 (dy mijë) lekë.

 

Aplikimet që nuk përmbajnë dokumentet e sipërpërmendura nuk merren në konsideratë.

Dokumentat e dorëzuara gjatë këtij aplikimi, nuk mund të tërhiqen nga aplikanti, por arkivohen në institucion.

Për informacion më të detajuar lidhur me kriteret specifike, procedurat e aplikimit, përzgjedhjes dhe pranimit ju lutem referojuni njësisë kryesore që ofron fushën e studimit që ju intereson duke vizituar faqen web të Universitetit Bujqësor të Tiranës: https://ubt.edu.al/

 

 

  1. Kërkesat për regjistrimin e kandidatëve në Shkollën e Doktoratës “Shkencat Bujqësore”

 

Për të kryer regjistrimin në programin e studimit të doktoratës në “Shkencat Bujqësore”, aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:

  1. të ketë angazhim akademik pranë një Institucioni të Arsimit të Lartë, apo të jetë personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar;
  2. të ketë përfunduar studimet e larta dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, ose një diplomë ekuivalente me MSc në Shkencat Bujqësore ose degë të përafërta si psh: shkencat e natyrës, shkenca biologjike dhe mjedisore si dhe ato inxhinierike në përputhje me Grupet Kërkimore-Shkencore të Departamenteve Bujqësore etj.
  3. kandidati duhet të ketë një vlerësim mesatar të përgjithshëm me notë mesatare mbi 8;
  4. të ketë të mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht.
  5. Për kandidatët që kanë fituar një diplomë pas përfundimit të një programi studimi të kryer në një nga pesë gjuhët e lartpërmendura, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e kriterit të gjuhës së huaj.
  6. të ketë dy rekomadime nga personel akademik që kanë titullin akademik “Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;
  7. të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjaturës.
  8. Vetëdeklarimi i aplikantit se është në gjendje të zbatojë standardet shkencore dhe etike;

 

  1. Dokumentat për aplikim

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave të Zv/Dekanit për programet e studimeve të ciklit të tretë ne Fakultetin përkatës, dosjen me dokumentacionin e kërkuar dorazi ose me postë duke filluar nga data 11 Janar deri ne datë 31 Janar 2022.

Dosje duhet të përmbajë dokumentat e mëposhtme:

  1. Kërkesë personale drejtuar njësisë bazë ose kryesore, përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e studimeve të ciklit të tretë;
  2. CV personale dhe nje listë e punimeve shkencore, të cilat duhet të jenë pjesë e dosjes së aplikimit (në rastin kur personi që aplikon ka të tilla);
  3. Kopje të noterizuara të diplomës universitare, kopje të noterizuar të diplomës “Master i shkencave” (ose të një diplomë ekuivalente me të si “DND”), si dhe kopje të noterizuar të listës së notave për të gjitha nivelet e studimeve/diplomave. Kriteri lidhur me notën mesatare që kërkohet për kualifikim, është përcaktuar specifikisht nga njësitë kryesore sipas fushave të studimit që ofrojnë.
  4. Vërtetim që është personel akademik në njërën prej njësive bazë të UBT-së; vërtetim që është personel akademik në një institucion tjetër të arsimit të lartë; vërtetim që është personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar.
  5. Fotokopje e ID ose pasaportës;
  6. Dy fotografi;
  7. Dy rekomandime nga persona me titull akademik;
  8. Një deklaratë nëpërmjet së cilës pranohet shlyerja e të gjitha detyrimet financiare, lidhur me koston e studimeve sipas përcaktimeve të bëra nga strukturat e UBT-së;
  9. Një propozim në të cilin të përcaktohet fusha me interes për ndjekjen e studimeve të ciklit të tretë se bashku me emrin e udhëheqësit shkencor;
  10. Për aplikantët që nuk janë staf akademik i njësive përbërëse të UBT-së, përveç pagesës së tarifës zyrtare, kërkohet konfirmimi/dokumentimi që vërteton përballimin e të gjitha shpenzimeve dhe kostove të studimeve të doktoratës, nëpërmjet depozitimit të projektit shkencor të fituar apo ndonje kontrate financiare të vlefshme, sipas përcaktimeve të bëra nga strukturat e UBT-së;
  11. Kandidati duhet të dorëzojë dëshmi origjinale ose të noterizuar të njohjes së njërës prej gjuhëve të huaja (përkatësisht gjuhës angleze, gjuhës frënge, gjuhës gjermane, gjuhës italiane ose gjuhës spanjolle). Dokumneti i njohjes së gjuhës së huaj mund të jetë një certifikatë, diplomë ose dëshmi e lëshuar nga subjekti të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin për ofrimin e testimeve ndërkombëtare, të cilat i përkasin një periudhe jo më vonë se dy vjet nga koha e lëshimit të tyre.
  12. Mandat për tarifën e aplikimit për konkurrim në vlerën 2000 (dy mijë) lekë.

 

Aplikimet që nuk përmbajnë dokumentet e sipërpërmendura nuk merren në konsideratë.

Dokumentat e dorëzuara gjatë këtij aplikimi, nuk mund të tërhiqen nga aplikanti, por arkivohen në institucion.

Për informacion më të detajuar lidhur me kriteret specifike, procedurat e aplikimit, përzgjedhjes dhe pranimit ju lutem referojuni njësisë kryesore që ofron fushën e studimit që ju intereson duke vizituar faqen web të Universitetit Bujqësor të Tiranës: https://ubt.edu.al/

Programi ofrohet nga grupimi i njësive:

  1. Departamenti i Teknologjisë Agroushqimore (DTAU)
  2. Departamenti i Bioteknologjisë dhe Shkencave të Ushqimit (DBSHU),
  3. Departamenti Kimisë (DK)
  4. Qëndra e Kërkimit të Ushqimit (QKU) në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit (FBU).

Kontakti

Koordinatori i doktoraturës: Prof. Asoc. Dr.Erta Dodona
Email: edodona@ubt.edu.al
Tel: 0355 696825111
Adresa: Godina e Agronomisë Zyra 118