Doktoraturë FBM
Doktoraturë FEA
Doktoraturë FBU
Doktoraturë FSHP
Doktoraturë FMV
CIKLI I TRETË I STUDIMEVE DOKTORATURË NË FAKULTETIN E BUJQESISË DHE MJEDISIT
Programet e Studimit të Doktoratës janë programe të Ciklit të Tretë të Studimeve me karakter akademik, në bazë të të cilave qëndron kërkimi shkencor.
Programet e studimit të Doktoratës organizohen si pjesë e projekteve kërkimore-shkencore të njësive bazë dhe njësisë kryesore të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit (FBM).
Studimet e Doktoratës kanë në themel kërkimin shkencor në fushat e përcaktuara nga njësia bazë për përgatitjen e tezës së Doktoratës, rezultatet dhe mbrojtja e suksesshme e së cilës çojnë në fitimin e gradës “Doktor”. Programet e Studimit të Doktoratës zgjatin jo më pak se tri vite akademike.
Në rregulloren e FBM janë vendosur kritere për vlerësimin vjetor të ecurisë së kandidatëve dhe vazhdimësinë e punës për zhvillimin e projektit shkencor.
Programi i Ciklit të Tretë Doktoratë në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit (FBM) është organizuar në dy fusha kryesore:
- Doktoratë në “Shkenca Bujqësore”
- Doktoratë në “Shkenca Mjedisore”
Informohu
-
Program Doktorature në : “Shkenca Bujqësore”; “Shkenca Mjedisore”; “Ekonomi dhe Agrobiznes”; “Shkenca dhe Bioteknologjia Ushqimore” dhe “Shkenca Veterinare”.
UBT nis bashkëpunimin me Universitet më të njohura në Evropë,