Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Zëvendës Rektorja për Shkencën dhe Projektet, Znj. Erinda Lika dhe doktorantja Gladiola Malollari

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

14

Nën

Zëvendës Rektorja për Shkencën dhe Projektet, Znj. Erinda Lika dhe doktorantja Gladiola Malollari

14 Nëntor @ 8:00 am - 5:00 pm

Zëvendës Rektorja për Shkencën dhe Projektet, Znj. Erinda Lika dhe doktorantja Gladiola Malollari kanë dhënë një intervistë në Klan Neës mbi aparaturën shkencore më të fundit të implementuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Falë bashkëpunimit mes dy institucioneve, pedagogia e fizikës në Fakultetin e Shkencave Pyjore në UBT, Gladiola Malollari, po kryen kërkimet shkencore për punimin e saj të Doktoraturës.

Prof. Lika theksoi se UBT ka disa doktorantë që po zhvillojnë punimet e tyre shkencore në bashkëpunim me institucione të huaja europiane.

Për herë të parë në Shqipëri, por edhe në Ballkan kjo pajisje bën matjen e ndotjes në hapësirë si pjesë e një programi të këkrimit shkencor në bashkëpunim me Institutin Gjerman për Kërkimet e Troposferës, Leipzig.

Sipas ekspertëve gjermanë që instaluan pajisjen në UBT, radari shërben edhe për të dedektuar kur në hapësirë afrohet një avion dhe sistemi automatikisht ndërpret lazerin.

Për më tepër rreth kësaj interviste ju lutem ndiqni linkun: https://youtu.be/uJV9qwRJpCs