Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Zëvendës Rektori për Mësimin, Ilir Kapaj në një intervistë për televizionin MCN ka folur për 15 degët e cilësuara me prioritet kombëtar sipas VKM nr. 386 të datës 01.06.2022 dhe që janë tepër të kërkuara për tregun e punës në Shqipëri

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

02

Gus

Zëvendës Rektori për Mësimin, Ilir Kapaj në një intervistë për televizionin MCN ka folur për 15 degët e cilësuara me prioritet kombëtar sipas VKM nr. 386 të datës 01.06.2022 dhe që janë tepër të kërkuara për tregun e punës në Shqipëri

2 Gusht @ 8:00 am - 5:00 pm
.
Ai theksoi se studentët që kanë një mesatare 8.5 e lart, që do të zgjedhin të studiojnë në këto programe studimi do të përjashtohen nga tarifa vjetore dhe do të përfitojnë një bursë në vlerën e pagës minimale prej 32 mij lekësh të reja në muaj.
Kapaj tha se disa nga këto degë kanë patur një trend ulës prej kërkesës së ulët të studentëve por në tregun e punës kërkesa për specialistë të këtyre fushave është akoma më e lartë.
Ai bën me dije se punësimi është i garantuar për studentët që dalin nga këto programe studimi por edhe për shumicën e programeve që UBT ofron.
Disa nga degët të përfshira në këtë VKM janë: 🔹mbrojtje bimësh 🔹hortikulturë 🔹agromekanizëm 🔹agronomi 🔹agrobiznes 🔹agrobiologji 🔹agroushqim 🔹mjekësi veterinare 🔹inxhinieri agronomike 🔹inxhinieri pyjore 🔹inxhinieri përpunim druri 🔹vreshtari enologjike 🔹bioteknologji zooveterinare 🔹biologji marine dhe akuakulturë 🔹zootekni dhe siguria e produkteve blektorale.