Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kanë nisur zbatimin e Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi.

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

01

Tet

Universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kanë nisur zbatimin e Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi.

1 Tetor @ 8:00 am - 5:00 pm
Këtë javë, pikërisht në javën e tretë, trajnimet janë përqëndruar në qarkun e Elbasanit dhe të Korçës. Ngritja e Skemës do të vazhdojë në të gjjtha qarqet e vendit.
📌Faza e parë e trajnimit i dedikohet specialistëve të AREBE-ve dhe faza e dytë do t’i dedikohet fermerëve në të 12 qarqet e vendit.
☘️Specilistët e bujqësisë dhe fermerët do të trajnohen mbi tematikën e shëndetit të bimëve, praktikat e mira bujqësore për mbarështimin e perimeve dhe drufrutorëve, sistemet e mbarështimit të kafshëve dhe të ushqyerit e kafshëve, ndryshimet klimatike dhe efekti i tyre në prodhimin bujqësor. Në trajnim u trajtuan edhe temat:
1. Hartimi dhe balancimi i racioneve ushqimore tek derrat me programin Hybrimin 5,
2. Sistemet alternative të mbajtjes së shpendëve. Menaxhimi për përmirësimin e shfrytëzimit të ushqimeve në shpendë.

🔹Ngritja e Skemës Kombëtare do të bëhet e mundur nëpërmjet angazhimit të mbi 30 pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës që janë edhe specialistët më të mirë të fushave përkatëse.