Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kanë nisur zbatimin e Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi në qarkun e Lezhës dhe të Dibrës.

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

18

Nën

Universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kanë nisur zbatimin e Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi në qarkun e Lezhës dhe të Dibrës.

18 Nëntor @ 8:00 am - 5:00 pm

Ngritja e Skemës do të vazhdojë në të gjitha qarqet e vendit.

Zhvillohet java e trajnimit të fermerëve në këto dy qarqe, duke kaluar kështu në fazën e dytë të trajnimit. Faza e parë e trajnimit iu dedikua specialistëve të AREBE-ve dhe faza e dytë do t’i dedikohet fermerëve në të 12 qarqet e vendit.

Specilistët e bujqësisë dhe fermerët do të trajnohen mbi tematikën e shëndetit të bimëve, praktikat e mira bujqësore për mbarështimin e perimeve dhe drufrutorëve, sistemet e mbarështimit të kafshëve dhe të ushqyerit e kafshëve, ndryshimet klimatike dhe efekti i tyre në prodhimin bujqësor dhe blektoral si dhe për hartimin e planeve të biznesit dhe kooperimin në bujqësi.

Ngritja e Skemës Kombëtare do të bëhet e mundur nëpërmjet angazhimit të mbi 30 pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës që janë edhe specialistët më të mirë të fushave përkatëse.