Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kanë nisur zbatimin e Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi në qarkun e Dibrës.

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

24

Sht

Universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kanë nisur zbatimin e Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi në qarkun e Dibrës.

24 Shtator @ 8:00 am - 5:00 pm
Temat e trajtuara përgjatë trajnimit ku morën pjesë 20 ekstensionistë ishin:
1. “Kooperimi në bujqësi”, “Bujqësia Multifunksionale”,
2. “Përgatitja e plan bizneseve, aplikimi për projekte në bujqësi si dhe menaxhimi i sipërmarrjeve bujqësore”,
3. “Marketingu bujqësor,  digjitalizimi në bujqësi dhe aksesi në financa”.
Faza e parë e trajnimit i dedikohet specialistëve të AREBE-ve dhe faza e dytë do ti dedikohet fermerëve në të 12 qarqet e vendit.
Në trajnimin e javës së parë morën pjesë mbi 20 specialistë të AREB-Tiranë që operojnë në zonat që mbulon qarku Dibër dhe specialistë të tjerë të sektorit të bujqësisë në qark.
Specilistët e bujqësisë dhe fermerët do të trajnohen mbi tematikën e shëndetit të bimëve, praktikat e mira bujqësore për mbarështimin e perimeve dhe drufrutorëve, sistemet e mbarështimit të kafshëve dhe të ushqyerit e kafshëve, ndryshimet klimatike dhe efekti i tyre në prodhimin bujqësor dhe blektoral si dhe për hartimin e planeve të biznesit dhe kooperimin në bujqësi.

Ngritja e Skemës Kombëtare do të bëhet e mundur nëpërmjet angazhimit të mbi 30 pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës që janë edhe specialistët më të mirë të fushave përkatëse.