Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Universiteti Bujqësor i Tiranës mori pjesë sot në “Konferencën Kombëtare të Kërkimit Shkencor 2022”, mbi “Impaktin e Kërkimit Shkencor në Ndërkombëtarizimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

30

Mar

Universiteti Bujqësor i Tiranës mori pjesë sot në “Konferencën Kombëtare të Kërkimit Shkencor 2022”, mbi “Impaktin e Kërkimit Shkencor në Ndërkombëtarizimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”

30 Mars @ 8:00 am - 5:00 pm
Në këtë konferencë u trajtuan dhe analizuan njëherazi praktikat e mira dhe sfidat me të cilat përballen kërkuesit shqiptar në rrugëtimin drejt ndërkombëtarizimit dhe pjesëmarrjes në programet e BE për “Kërkimin dhe Inovacionin”.  Vlerësimi i arritjeve të universiteteve dhe hapja e prespektivave të reja në krijimin e hapësirave për të ndërkombëtarizuar kërkimet shkencore, duke sjellë edhe ndërkombëtarizimin e veprimtarive të universiteteve tona, ishte një nga qëllimet kryesore të organizimit të kësaj konference.
Dy nga programet e suksesshme nga UBT të mbështetura dhe financuara nga AKKSHI janë: programi për kërkim shkencor i zv. Rektores për shkencën dhe projektet Prof. Asoc Erinda Lika për “Vlerësimin e rrezikut të shëndetit publik ndaj rezistencës mikrobike dhe mbetjeve të antibiotikëve në mjedis në zonën e Elbasanit” dhe programi bilateral me Austrinë për kërkim shkencor i Prof. Dr. Etleva Delia për “Përdorimin e aditiveve ushqimore, SINBIOTIKE në përmirësimin e treguesve të prodhimit dhe gjendjen shëndetësore të derrave”.
Lika tha se nga suksesi i programeve ndërkombëtare që janë aplikuar nga UBT, si programi COST, APPEAR e programet e mobilitetit Erazmus dhe CEEPUS, kanë bërë të mundur jo vetëm mobilitetin e stafit pedagogjik e zhvillimit të kërkimit shkencor, por edhe implementimin e projekteve nga universitetet bilaterale. Një arritje kjo edhe prej faktit se është gjetur infrastruktura e përshtatshme për kërkim shkencor në UBT, e njësueshme me standartet e kërkuara kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi tha se me ndërkombëtarizimin e universiteteve synojmë rritjen e cilësisë në të gjithë komponentët e jetës akademike në universitetet tona, në mënyrë që diplomat e marra nga këtu të kenë të njëjtën vlerë si diplomat e Europës dhe botës.
Nga ana tjetër, AKKSHI në aplikimet e reja synon përfshirjen e patentave dhe shërbimit për të tretët.