Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Universiteti Bujqësor i Tiranës mirëpret studentët në vitin e ri akademik

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

18

Tet

Universiteti Bujqësor i Tiranës mirëpret studentët në vitin e ri akademik

18 Tetor @ 8:00 am - 5:00 pm
Zhvillohet sot ceremonia e nisjes së vitit të ri akademik 2022-2023 të studentëve të Universitetit  Bujqësor të Tiranës.
Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Universitetin tonë, pasi sot mirëpresim gjeneratën e re të studentëve, ndaj i urojmë mirëseardhjen dhe shume suksese në rrugën e tyre të dijes.
Në fjalën e tij përshëndetëse për studentët, Rektori i UBT, Prof.Dr. Fatbardh Sallaku i prezanti me historinë e Universitetit Bujqësor, me arritjet e tij ndër vite, me potencialin që ka, me stafin akademik, me marrëveshjet apo bashkëpunimet kombëtare e ndërkombëtare, me infrastrukturën, me qëllimet dhe prespektivat e tij për të ardhmen.
Një mesazh të vyer për studentët e UBT e dha edhe Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Enio Civici. I cili përcolli motivim dhe një modeli të mirë për studentët për ta dashur profesionin, për tju përkushtuar atij dhe për të qenë të suksesshëm.
Fjalën e saj e mori dhe një ish-studente e këtij Universiteti, Ina Nanaj, një shembull inspirimi për fushën e biznesit. Pasi përfundoi studimet e larta për agrobiznes në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, aplikoi dijet e saj në një model biznesi unik në llojin e tij në Shqipëri, duke ndërtuar një ferme me teknologji hidroponike.
Falenderojmë studentët që kanë zgjedhur UBT dhe i urojmë të gjithëve shumë suksese në këtë vit të ri akademik.