Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Universiteti Bujqësor i Tiranës feston Ceremoninë e Diplomimit të 1641 studentëve të vitit akademik 2021-2022.

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

02

Nën

Universiteti Bujqësor i Tiranës feston Ceremoninë e Diplomimit të 1641 studentëve të vitit akademik 2021-2022.

2 Nëntor @ 8:00 am - 5:00 pm

UBT i uron Maturës 2022 shumë suksese në karrierën e tyre. Matura 2022 e UBT, dëshmia e patjetërsueshme, potenciali i shtuar profesional dhe ambasadorët më të mirë të këtij burimi dijesh, të quajtur UBT.

Kjo ceremoni demostron më së miri krenarinë e UBT për vulosjen e emrave të profesionistëve të rinj, të profesionistëve të së ardhmes së këtij vëndi dhe më gjerë.

Mirënjohje dhe një falenderim shume i veçantë shkon për të ftuarit tanë specialë të kësaj ditë të rëndësishmë Znj. Frida Krifca, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Z. Arben Pëllumbi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin; Z. Endri Xhafo, gazetar dhe Z. Agim Boja, sipërmarrës.

UBT pas 71 vitesh është nje universitet i konsoliduar, me një kampus dhe infrastrukturë mësimore/laboratorike nga më të mirat në Shqipëri, me rreth 6000 studentë, me stafin akademik më të kualifikuar në vend për fushat e dijes dhe kërkimit shkencor që mbulon, me një master-plan zhvillimi strategjik përtej viteve 2030 dhe me shumë e shumë ambicie të tjera.

Të gjithë këta profesionistë të rinj nuk do të “vitalizoheshin” pa përkushtimin, vizionin, dashurinë për punën dhe profesionin e të gjithë stafit akademik të Universitetit Bujqësor ndër vite, të cilët janë nga pedagogët më të mirë në vend.

Urojmë të gjithë prindërit dhe familjarët që ishin të pranishëm në këtë ditë të shënuar në kurorëzimin në diplomim të bijve dhe bijave të tyre.

Realizimi i kësaj ceremonie nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen dhe kontributin e sponsorave tanë.  Ndaj një falenderim shkon për AGNA Grup, UkaFarm, Credit Impakt SHKK dhe RedBull.