Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Universiteti Bujqësor i Tiranës bëhet pjesë e 15 stacioneve në rang botëror të monitorimit të atmosferës në funksion të ndotjes së ajrit

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

11

Nën

Universiteti Bujqësor i Tiranës bëhet pjesë e 15 stacioneve në rang botëror të monitorimit të atmosferës në funksion të ndotjes së ajrit

11 Nëntor @ 8:00 am - 5:00 pm

Për herë të parë në Shqipëri do të implementohet një pajisje shkencore për monitorimin e atmosferës me funksion ndotjen e ajrit. Në UBT ka filluar funksionimi i një sistemi radar lazer, i mundësuar nga bashkëpunimi me Institutin për Kërkime të Troposferës, (TROPOS), Leipzig, Gjermani, në kuadër të punimit të Doktoraturës së Msc. Gladiola Malollari, pedagoge e fizikës, në Fakultetin e Shkencave Pyjore.

Sistemi i instaluar përdor dritën jeshile lazer (LIDAR për zbulimin dhe shtrirjen e dritës) për zbulimin e strukturës vertikale të shtresave të grimcave në atmosferë dhe aplikon teknika të përditësuara për të dalluar llojet e ndryshme të grimcave në lartësi të ndryshme në atmosferë.

Grimcat e aerosolit në atmosferë kanë një ndikim të madh në buxhetin global të rrezatimit, në retë, në bimë dhe në shëndetin e njeriut. Këto grimca prodhohen ose emetohen nga procese të ndryshme dhe shpërndahen e transportohen në nivel lokal, rajonal, kontinental  madje edhe ndërkontinental.

Sidomos, pluhurat nga shkretëtira, grimcat e tymit nga proceset e djegies së biomasës, grimcat antropogjene nga aktivitetet industriale apo të tjera njerëzore, dhe grimcat e kripës së detit shpërndahen në mbarë botën dhe kanë një ndikim të madh në retë, motin dhe klimën. Transporti ndodh në nivele të ndryshme lartësie në atmosferë, nga shtresa e tokës deri në stratosferë në lartësi 10-15 km.

Ne presim njohuri të reja në shpërndarjen vertikale të aerosolit në territorin e Shqipërisë. Kjo njohuri është e rëndësishme për të kuptuar ndotjen e ajrit, për të studiuar shpërndarjen e aerosoleve, për të ushqyer modelet klimaterike dhe për të përmirësuar vëzhgimet satelitore të parametrave klimatikë nga hapësira.