Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

UBT zbaton për herë të parë Skemën e Programit të Trajnimit Kombëtar në Bujqësi

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

05

Tet

UBT zbaton për herë të parë Skemën e Programit të Trajnimit Kombëtar në Bujqësi

5 Tetor @ 8:00 am - 5:00 pm

Kryeministri i vendit Z. Edi Rama zhvilloi një takim në Universitetin Bujqësor të Tiranës ku foli për skemën Kombëtare të Trajnimit dhe ngritjen e Qendrës së Ekselencës dhe Inovacionit pranë UBT.

Në takim morën pjesë Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Frida Krifca, zëvendës ministra, përfaqësues të QTTB, të AREB, pedagogë te UBT, studentë etj.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama vlerësoi punën e palodhur dhe të pazëvendësueshme të ekspertëve të UBT për vënien në jetë dhe zbatimin e kësaj skeme shumë produktive për ekstensionistët në vend, duke sjellë edhe zhvillimin e arsimit, bujqësisë dhe ekonomisë në nivel kombëtar.

Edhe njëherë ai evidentoi faktin që UBT është i vetmi institucion arsimor në vend që ka kushte, kapacitete dhe mundësi, kombëtare dhe ndërkombëtare, për ofrimin e një pakete të plotë akademike dhe profesionale për studentët, për të cilën maturantët duhet të luftojnë për ta përfituar.

Rama theksoi se UBT ka të gjithë kapacitetet e mundshme për kthimin e tij në një qendër rajonale ekselence me standarde ndërkombëtare. 

Rektori Sallaku, konfirmoi faktin që është hera e parë që Qeveria Shqiptare i beson një projekt të tillë një institucioni publik, duke shprehur besimin mbi vlerat e stafit të këtij institucioni. Ai theksoi që ky projekt është marrë me seriozitetin maksimal të mundshëm nga ana e kolegëve që janë përfshirë, të cilët përbëjnë një ekip prej mbi 30-35 lektorë, (rreth 10-15%) e të gjithë stafit akademik të UBT, duke treguar për një gjithëpërfshirje dhe përdorim sa më efektiv dhe transparent të burimeve njerzore që ka ky Universitet.

Nga ana tjeter, ai theksoi që ky proces nuk është konsideruar thjesht si një proces trajnimi apo dhënie leksionesh, por shumë më tepër se kaq, duke e përpjekur për “ta çuar” UBT në terren, në ferma dhe në shtëpitë e fermerëve, pasi përveç ofrimit të njohurive, synohet tërheqja e vëmëndjes dhe shtimit të interesit të të rinjeve dhe veçanërisht prindërve të tyre për këto degë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Krifca, evidentoi faktin që nëpërmjet implementimit të skemës së parë kombëtare të trajnimit në bujqësi, hapet një kapitull i ri i marrëdhënieve me Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Nëpërmjet këtij programi, synohet që të trajnohen mbi 2000 fermerë dhe mbi 600 ekstensionistë dhe specialistë të bujqësisë në fushën e menaxhimit të integruar të shëndetit të bimëve, praktikave më të mira në kultivimin e perimeve, drufrutorëve, bimëve të arave, sistemeve dhe teknologjive të avancuara të mbarështimit të kafshëve, menaxhimin e sipërmarrjeve bujqësore si dhe përgatitjen e analizave dhe planeve të biznesit.