Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

UBT promovon vlera të shtuara akademike në tituj “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar”

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

24

Sht

UBT promovon vlera të shtuara akademike në tituj “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar”

24 Shtator @ 8:00 am - 5:00 pm
Organizohet Ceremonia e Dhënies së Titujve Akademikë “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar” për 11 pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës nga fakultete të ndryshme të tij.
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, neni 60, VKM nr. 112, në statutin e UBT, si dhe në “Rregulloren për fitimin e titujve akademikë” në ambientet e Universitetit u bë shpërndarja e titujve akademikë gjatë takimit ceremonial të datës 23 shtator 2022 nga Senati Akademik i UBT.
Titujt mëse të merituar ju dhanë pedagogëve të UBT pas një rruge të gjatë të punës së tyre akademike dhe profesionale, sukseseve dhe sakrificave, përkushtuar mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, si dhe pas përmbylljes me sukses të procesit ligjor në Komisionin e Promovimit të Personelit Akademik (KPPA).
Morën titullin akademik “Profesor” pedagogët:
 🔹znj. Erinda Lika, pedagoge e lëndës së farmakologjisë veterinare pranë Fakultetit të Mjeksisë Veterinare
🔹znj. Lirika Kupe, pedagoge e botanikës pranë Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit.
Morën titullin “Profesor i Asociuar” pedagogët,  renditur sipas fakulteteve:
Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit
🔹Dr. Erjon Mamoci, pedagog i mikrobiologjisë
🔹Dr. Elena Kokthi pedagoge e marketingut në sektorin agroushqimor
🔹Dr. Nertil Xhaferaj pedagog i bioteknologjisë ushqimore
🔹Dr. Anisa Peculi, pedagoge e inxhinierisë së proceseve biokimike të ushqimeve,
🔹 Dr. Oneida Kycyk, pedagoge e bioteknologjisë ushqimore
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
🔹 Dr. Anila Sula, pedagoge e sociologjisë rurale
🔹 Dr. Elona Fejzaj, pedagoge e financës
🔹Dr. Orges Zaka, pedagog i matematikës
Fakultetit të Shkencave Pyjore,
🔹 Dr. Holta Cota, pedagoge e Industrisë së drurit.

Duke i uruar suksese kolegëve të mësipërm, UBT dëshmon edhe njëherë seriozitetin dhe përkujdesjen ndaj stafit të tij, duke promovuar dhe shtuar vlerat e veta humane në procesin e mësimdhënies dhe kërkimi shkencor, me qëllim shndërrimin në një Universitet lider në inovacionin në të gjitha zhvillimet e sektorit bujqësor dhe ekonomisë së gjelbër në vend.