Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

UBT, nis pa problem e viti i ri akademik 2021-2022

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

18

Tet

UBT, nis pa problem e viti i ri akademik 2021-2022

18 Tetor

Pas më shumë se një viti, student/ë e mësues të Universitetit Bujqësor  tëTiranës u bënë bashkë sot në auditore ndërsa nisi viti i ri akademik 2021-2022. Prania fizike e studentëve në të gjitha ambientet e UBT i dha një tjetër pamje këtij kampusi gjatë ditës së sotme. Ashtu edhe siç edhe ishte njoftuar më herët nga Rektorati, mësimi nisi normalisht duke zbatuar të gjitha rregullat e paracaktuara nga ministria e Arsimit në koordinim me ministrinë e Shëndetësisë. Shumica e studentëve kanë hyrë në klasa e auditore pasi kanë paraqitur certifikatën e vaksinimit anti-COVID, disa të tjerë vërtetimin se kanë kryer të paktën njërën dozë të saj apo vërtetimet përkatëse të lëshuara nga mjeku që tregojnë pamundësinë e kryerjes së vaksinës për arsye shëndetësore.

Nuk kanë munguar gjatë ditës së parë të këtij viti akademik në UBT edhe studente/ë të cilët kanë zgjedhur të vaksinohen sot në qendrën shëndetësore të stacionuar në ambientet e këtij universiteti. Ndërkaq, ky proces do të vijojë në këtë IAL përsa kohë ka ende student/ë që duan të bëhen pjesë e kësaj fushate të detyrueshme vaksinimi, vendim i  marrë disa javë më parë nga qeveria shqiptare. Sipas ministrisë së Arsimit, vaksinimi i studentëve u bë i detyrueshëm për futjen e tyre në auditore, në mënyrë që të shmanget përpahapja e Covid 19 dhe të mundësohet mbrojtja nga virusi i rrezikshëm.

“Vaksinimi i studentëve është një domosdoshmëri për ecurinë normale të këtij viti të ri akademik, kur bota po përballet me shenjat shqetësuese të një vale të tretë infeksioni, për shkak të variantit Delta të koronavirusit, prandaj të gjithë studentët duhet të mbajnë qysh sot parasysh, se në varësi të numrave epidemiologjikë vaksinimi mund të kthehet i detyruar për këdo që hyn në auditore”- tha ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi në njoftimin e dhënë disa javë para fillimit të mësimit në universitete.

Sipas grupeve të punës të përcaktuara për komunikimin me studentë në hyrje të fakulteteve përkatëse në UBT, gjatë ditës së sotme nuk pati probleme me të rinjtë që do të ulen për herë të parë në auditore dhe as me studentet/ët e tjera/ët të cilët ende nuk kanë vendosur të vaksinohen, ndonëse kjo e fundit është kusht për vijueshmërinë e procesit mësimor për secilin prej tyre.

Vlen të theksohet se procesi i vaksinimit në UBT nuk është ndërprerë për asnjë ditë duke u dhënë mundësi të gjithë studenteve/ëve të vaksinohen të gjithë, kjo falë edhe masave të ndërmarra nga Rektorati i UBT-së dhe vendimet e këtij të fundit për të mundësuar një fillim sa më normal të procesit mësimor dhe vijimësi sa më efikase të tij.

 

 

Event Details

Date: 18 Tetor
Time: -
Venue: UBT
Address: UBT - Rruga Paisi Vodica 1025, Kamëz