Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

UBT, inaugurohet Laboratori Shkencor për Mbrojtjen e Bimëve

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

15

Tet

UBT, inaugurohet Laboratori Shkencor për Mbrojtjen e Bimëve

15 Tetor @ 8:00 am - 5:00 pm

U inaugurua sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës Laboratori Shkencor për Mbrojtjen e Bimëve, me pjesëmarrjen e dhjetëra anëtarëve të stafit akademik të universitetit, ndër të cilët Rektori i këtij të fundit, dekani i FBM-së, profesorë, laborante/ë e të tjerë.
I ngritur në ambientet e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, Laboratori Shkencor për Mbrojtje Bimësh, pranë departamentit të Mbrojtjes së Bimëve, është i organizuar në disa seksione që përfshijnë entomologjinë, nematologjinë e fitopatologjinë.
Prof. Dr. Shpend Shahini, shefi i departamentit të Mbrojtjes së Bimëve sqaron se në këtë laborator bëhet i mundur realizimi i të gjithë praktikave laboratorike për studentet e Masterit shkencor dhe Doktoraturës.
Gjithashtu vlen të theksohet se në këto laboratore përcaktohen të gjithë parazitët, si ato të zakonshëm e karantinorë, duke garantuar një material të pastër bimor si kusht për sigurinë ushqimore dhe për garantimin e prodhimeve tona për eksport.
Prof. Shahini shpjegon më tej se në laboratorët e nematologjisë, entomologjisë e fitopatologjisë kryhen të gjitha analizat për materialin mbjellës shumëzues si element i rëndësishëm për përmbushjen e skemës së çertifikimit.
Laboratori shkencor për mbrojtjen e bimëve, krahas kontributit për rritjen e nivelit shkencor të studentëve ka marrëdhënie të ngushta me të tretët duke analizuar të gjitha mostrat e ardhura për përcaktimin e pastërtisë fitosanitare dhe rekomandimin e masave të kontrollit në kontekstin e prodhimit bujqësor të integruar.
Laboratori i nematologjisë, sipas Prof. Shahinit është i vetmi laborator në vendin tonë dhe më gjerë, i pajisur me mjete të nivelit bashkëkohor dhe ku bëhet i mundur përcaktimi i gjithë nematodave parazitë të rrezikshëm të kulturave bujqësore duke kontribuuar jo vetëm në rritjen e nivelit shkencor të studentëve por dhe në përcaktimin e nematodave në kushtet e fermës.
Shefi i departamentit të Mbrojtjes së Bimëve specifikon ndër të tjera se ngritja dhe organizimi i këtij laboratori është angazhim e mbështetje e drejtëpërdrejtë e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Rektorit të UBT Prof.Dr. Fatbardh Sallaku dhe Dekanit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit Prof. Dr. Ilir Kristo të cilët e shohin mbrojtjen e bimëve si një hallkë shumë të rëndësishme të sigurisë ushqimore dhe të një mjedisi të pastër.
Po sipas Shahinit, në të ardhmen synohet të realizohet falë punës rezultative në këtë laborator, akreditimi i këtyre laboratorëve për të patur besueshmëri më të madhe në marrëdhënie me të tretët.

Event Details

Date: 15 Tetor @ 8:00 am - 5:00 pm
Time: 8:00 am - 5:00 pm
Venue: UBT
Address: UBT - Rruga Paisi Vodica 1025, Kamëz