Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

UBT-ICOALS 3, nisin sesionet të ditës së dytë të punimeve

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

02

Nën

UBT-ICOALS 3, nisin sesionet të ditës së dytë të punimeve

2021-11-02

Ka nisur punimet dita e dytë e konferencës së tretë ndërkombëtare ICOALS 3 në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Kjo konferencë shkencore është planifikuar të zhvillohet në disa sesione paralele gjatë ditës për t’u dhënë mundësi ekspertëve e specialistëve nga sektorë të ndryshëm të bujqësisë, shqiptarë dhe të huaj që të diskutojnë e të trajtojnë një sërë problematikash me të cilat përballet sektori në vend e më gjerë.  Disa nga sesionet e parashikuara për sot lidhen me tema të tilla si: Roli i mbështetjes gjermane për UBT dhe bujqësinë shqiptare në tërësi; shkencat bujqësore dhe teknologjitë e prodhimit; politikat e zhvillimit rural dhe strategjitë e menaxhimit të agrobiznesit; shkencat e mjedisit dhe menaxhimi i burimeve të qëndrueshme natyrore të burimeve pyjore; shkencat mjekësore dhe mirëqënia e kafshëve, siguria ushqimore dhe shëndeti publik etj. Ashtu si edhe në sesionet e ditës së parë të Konferencës Ndërkombëtare të Bujqësisë dhe Shkencat e Jetës, ICOALS 3, të ftuar janë pedagoge/ë nga UBT, nga universitete të huaja europiane dhe jo vetëm, specialistë të fushave të ndryshme e sipërmarrës nga sektori privat etj.