Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

UBT forcon marrëdhëniet me institucionet amerikane në kuadër të programeve për zhvillimin bujqësor

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

12

Sht

UBT forcon marrëdhëniet me institucionet amerikane në kuadër të programeve për zhvillimin bujqësor

12 Shtator @ 8:00 am - 5:00 pm

 

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës Prof. Dr. Fatbardh Sallaku po zhvillon disa takime në institucione të ndryshme në SHBA që mbulojnë sektorin e bujqësisë, sigurisë ushqimore, mbrojtjes së konsumatorit, etj.

Javën e shkuar, Sallaku mori pjesë në një takim të rëndësishëm në Departamentin e Shtetit për Bujqësinë në Washington, me Z. Daniel Whitley, Administrator i FAS në USAID si dhe përfaqësues të tjerë të USAID që mbulojnë çështjet e bujqësisë dhe kërkimit shkencor.

Në këto takime, të zhvilluar në kuadër të programit Cochran, mbështetur nga USAID, u diskutua mbi:
🔹Rëndësinë e institucioneve të arsimit të lartë si një aktor qëndror në nxitjen dhe mbështetjen e zhvillimit lokal si dhe në sektorët ekonomikë, socialë, komunitetet dhe sistemet ekonomike të çdo vendi,
🔹Mundësinë e aplikimit të stafit akademik të UBT në programet e kërkimit shkencor që USAID dhe konkretisht FAS ofrojnë në fushën e bujqësisë, sigurisë ushqimore, mbrojtjes së mjedisit, duke i siguruar një qëndrim dhe mbështetje financiare deri në 12 javë pranë institucioneve arsimore dhe kërkimore,
🔹Marrëveshjen që UBT ka me Universitetin Michigan State lidhur me ngritjen e një qendre kombëtare inovacioni me fokus prodhimin e inovacioneve, për të zgjidhur problemet lokale mbështetur në kërkimin shkencor, inkubimin e ideve novatore nga sektori privat, ngritjen e inovacionit të bazuar në kërkime të prodhuar nga stafi akademik, mënyrat e angazhimit të sektorit privat, etj.