Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

UBT feston 70-vjetorin

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

01

Nën

UBT feston 70-vjetorin

2021-11-01

Në ditën e parë të konferencës e cila përkon edhe me 70-vjetorin e krijimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, u zhvillua sesioni hapës dedikuar kryesisht përvjetorit të universitetit, ku morën pjesë një sërë personalitetesh; ministra, deputetë, ambasadorë, përfaqësues të Akademisë së Shkencave dhe nga Konferenca e Rektorëve, Rektorati i UBT-së, stafi akademik, administratorë etj.

Pas interpretimit të himnit kombëtar, sesioni preliminar i konferencës vijoi me prezantimin e një materiali filmik i cili i njohu të pranishmit me një historik të shkurtër për/rreth UBT-së ndër vite, pregatitur nga RTSH.

Fjala e mirëseardhjes u mbajt nga titullari i UBT-së i cili ndër të tjera shprehu kënaqësinë e madhe që është pjesë e festimeve për 70-vjetorin e UBT-së dhe për më tepër në rolin e rektorit, e konkretisht i 12-ti në radhë në historinë e këtij universiteti. Në këtë aspekt ai nuk la pa përmendur edhe përgjegjësinë e madhe si drejtues i këtij IAL dhe sfidat që e presin për t’a çuar këtë institucion në nivelet e përsosmërisë.

Për të uruar ditëlindjen e 70-të të UBT-së, i pranishëm në ceremoni ishte edhe ambasadori gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf.

Po aq të rëndësishme dhe kuptimplotë ishin edhe mesazhet e përcjella në këtë sesion, në fjalimet e e mbajtura nga ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca. Përveç urimit për 70-vjetorin e UBT-së, ministret folën edhe për rolin e rëndësishëm që ka UBT, për kontributin dhe potencialin e madh që ofron ky IAL, për bashkëpunimin efikas që UBT ka dhe do të ketë me ministritë respektive por edhe me qeverinë shqiptare për të mirën e përbashkët, ndërsa garantuan edhe mbështetjen e kësaj të fundit për universitetin më të vjetër në vend.

Në panelin e të ftuarve të nderit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Akademisë së Shkencave, Prof. Skënder Gjinushi si dhe kreu i Konferencës së Rektorëve, Prof. Artan Hoxha të cilët gjithashtu përshëndetën këtë përvjetor të UBT-së. Në pamundësi për të qenë fizikisht i pranishëm në këtë ceremoni festive, Kryeministri shqiptar përcolli gjithashtu një mesazh urimi për 70-vjetorin e krijimit të UBT-së, nëpërmjet ministres Krifca.