Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

TRADITA NË UBT VAZHDON

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

22

Jan

TRADITA NË UBT VAZHDON

22 Janar @ 8:00 am - 5:00 pm

Kur flitet per aktivitetet sportive stundentore ne Universitetin Bujqesor, kryesisht profesoret flasin me nostalgji per “Universiada” kur studentet e Institutit te Larte Bujqesor (sot UBT) luanin me universitetet e tjera te vendit ne kompeticione nderuniversitare. Universiadat organizoheshin cdo vit dhe studentet e UBT-se merrnin pjese ne futboll, basketboll dhe volejboll. Studentet me te spikatur ne keto aktivitete luanin edhe per ngjyrat e ekipit te “Dajtit” ne kategorite ku Dajti merrte pjese si ne futboll, basketboll dhe volejboll.

Megjithese vitet e fundit shoqeria jone eshte perballur me shume veshtiresi, per te pasuruar dhe ngritur cilesine e jetes studentore, eshte krijuar Federata Kombetare e Sportit Universitar me president z. Besnik Veliu. Ne vijim te aktiviteteve te organizuara nga Federata Universitare, ne daten 7 dhjetor filloi kampjonatet kombetare per vitin 2020-2021 ne sportet si basketball (meshkuj), volejboll (femra) dhe minifutboll (meshkuj). Universitetet qe morren pjese jane: Universiteti Bujqesor i Tiranes (U.B.T), Universiteti Politeknik i Tiranes (U.P.T), Universiteti Mjekese Tirane (U.M.T), Universiteti Arteve (U.A), Universiteti i Tiranes (U.T) dhe Universiteti i Sporteve (U.S.T). Mbas 5 javesh perballje te bukura sportive ndermjet skuadrave kemi keto renditje:

Sikurse shihet ne klasifikimin e skuadrave per te tre sportet, ne finalet qe organizohen ne daten 27 Janar 2022, studentet e UBT do ndeshen ne basketboll me Universitetin e Sporteve dhe ne minifutboll me Universitetin e Tiranes.

Per ne si organizatore, e rendesishme ka qene pjesemarrja e studenteve te UBT ne aktivitete por jemi te surprizuar nga deshira dhe shpirti gares qe studentet tane te UBT kane shprehur ne cdo ndeshje.

Stafi i Qëndrës së Karrierës dhe Alumni
UBT