Në vazhdën e takimeve për të prezantuar programin Tirana #EYC2022 u zhvillua një sesion informues pranë ambienteve të “Fakultetit te Ekonomise dhe Agrobiznesit”në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Në këtë vit, ku Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë ftohen të gjithë të rinjtë për të qenë pjesë e programeve dedikuar atyre. 







Ky program është i hapur për të gjithë të cilët kanë një projekt ide dhe ju ofron një mundësi fantastike studentëve.
Programet e Tirana EYC 2022 :

Ky program prek potencialin krijues dhe novator të të rinjve, të cilët kanë aftësi të identifikojnë ide dhe paraqesin zgjedhje origjinale që influencojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë fusha të shumta të jetës së qytetarëve.

Qëllimi i këtij programi është të mbështesë transformimin e krijimtarisë së të rinjve duke u bazuar në teknologji dhe zhvillim ekonomik. 




Kultura ka fuqinë të transformojë vizionin e shoqërive, të forcojë komunitetet lokale dhe të krijojë një ndjenjë identiteti dhe përkatësie 



Ky program përfshin aktivitete artistike dhe edukative që promovojnë multikulturalizmin, duke theksuar se si të rinjtë mund të ndikojnë në kulturën e një shoqërie.




Investimi në edukimin e të rinjve dhe ngritja e kapaciteteve është një investim në të ardhmen.

Përmes këtij programi të rinjtë do të shprehin idetë e tyre sipërmarrëse, do të gjejnë bazat për zhvillimin e këtyre ideve dhe do të mësojnë se si të përshtaten me sukses me sfidat e lidhura me punën dhe jeten.

Jeta e të rinjve është ndër më të prekurat nga zhvillimet lokale, Europiane dhe ato globale. 



Për rezultate më të mira, më demokratike dhe të qëndrueshme, qëllimi i këtij programi është të forcojë besimin e të rinjve në potencialin e tyre si agjentë ndryshimi, duke inkurajuar përfshirjen e tyre më të lartë në proceset vendimmarrëse në nivel qendror e lokal

Koncepti i diversitetit shtrihet në themelet e trashëgimisë dhe identitetit Evropian dhe pasuria e shoqërisë shqiptare qëndron në vullnetin e saj për të përqafuar diversitetin kulturor dhe harmoninë fetare. 



Ky program synon të rrisë ndërgjegjësimin multikulturor të rinisë përmes një sërë projektesh të shumëllojshme dhe gjithëpërfshirëse.




Rinia shqiptare, e cila përbën gjysmën e popullsisë së vendit, është segmenti më pro-Evropian i shoqërisë sonë. 



Qëllimi i këtyre aktiviteteve është nxitja e identitetit të përbashkët Evropian duke promovuar vlerat demokratike dhe duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e punës së përbashkët për të ardhmen e familjes Evropiane.


Programi Eco – Health promovon një mënyrë të shëndetshme jetese tek të rinjtë dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin e tyre mbi rëndësinë e një ekosistemi të shëndetshëm 





Këto aktivitete do të inkurajojnë të rinjtë të bëhen udhëheqës aktivë të ndryshimit për një shoqëri më të shëndetshme, të zhvilluar dhe të qëndrueshme. 




Për rininë, hapësirat publike janë pjesë e domosdoshme e zhvillimit të tyre, duke filluar nga shkollat, bibliotekat, sheshet, parqet dhe qendrat e tjera rekreative urbane, të gjitha këto kthehen në pika qendrore për zhvillimin e të rinjve. 

Ky program synon të nxisë zbatimin e projekt ideve që ofrojnë hapësira fizike dhe infrastruktura shtesë e miqësore për të rinjtë në qytet, të cilat janë autonome, të hapura, të sigurta dhe të aksesueshme nga të gjithë.



Për më shumë informacion në lidhje me thirrjet dhe detajet e aplikimit vizitoni faqen zyrtare www.tiranaeyc2022.al