Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës zhvillon një takim në Institutin Teknologjik në Karlsruher

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

07

Tet

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës zhvillon një takim në Institutin Teknologjik në Karlsruher

7 Tetor @ 8:00 am - 5:00 pm
Sot me Stefan Fuchs, shef i Institutit Teknologjik në Karlsruher, Gjermani dhe ekipin e tij në një takim me Rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku dhe doktorantët e Departamentit të Mjedisit, të cilët po ndjekin studimet e tyre në këtë Institut prej 6 muajsh, falë mbështetjes nga programi GIZ.
Në takim u diskutua dhe u dakordësua për udhëheqjen “Cotutelle” të tyre në bashkëpunim me stafin e UBT dhe stafin e KIT, si dhe për  bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy  institucioneve në fushën e menaxhimit dhe monitorimit të ujit.
Vjola, Fatosi dhe Xhulio nën supervizionin dhe ndihmën e shkëlqyer shkencore të Dr. Klajdi Sotirit, staf kërkimor i KIT, prezantuan punën e bërë deri tani dhe rezultatet e para në aplikimin e modelit MoRe në Basenin e Lumit Ishëm në Shqipëri.
Gjithashtu, takimi vijoi me stafin e laboratorit të analizave mikrobiologjike të ujit në KIT, të cilët po trajtojnë dhe mbikqyrin laboratorin e analizave të ujrave të ndotura në UBT, inaguruar disa ditë më parë.
Çdo ditë UBT po demostron rrugën e nisur drejt procesit të pakthyeshëm të ndërkombëtarizimit dhe përmirësimit të ofertës akademike dhe shkencore.