Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Siguria Ushqimore dhe gripi i shpendëve, Krifca: Situata nën kontroll/ Ekspertët e UBT: Nuk ka rrezik për njerzit, ska vend për panik

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

01

Pri

Siguria Ushqimore dhe gripi i shpendëve, Krifca: Situata nën kontroll/ Ekspertët e UBT: Nuk ka rrezik për njerzit, ska vend për panik

1 Prill @ 8:00 am - 5:00 pm
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca mori pjesë sot në takimin e përmuajshëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit mes dy institucioneve, ky takim u fokusua në çështjen e sigurisë ushqimore të ndikuar së fundmi nga gripi i shpendëve.
Disa nga objektivat kryesore të dialogut mes dy palëve ishin: krijimi i mundësive të informimit dhe sensibilizimit të qytetarëve nga personeli akademik i UBT si specialistë në fushën e sigurisë ushqimore, sëmundjeve infektive dhe epidemiologjisë për dhënien e ekspertizës për sigurinë  e produkteve të shpendarisë në këtë situatë; mënyrën e menaxhimit të situatave pandemike nga fermerët në stabilimentet e shpendëve të sëmundjeve infektive, si Influenca Aviare (gripi i shpendëve); transmetueshmëria e virusit H5N8 nga shpendët në njerëz  nëpërmjet konsumimit të produkteve të shpendarisë (vezë mish) në mungesë të trajtimit të tyre sipas protokolleve standarte të sigurisë ushqimore; masat parandaluese për përhapjen e infeksionit në stabiliment dhe jashtë tij.
Ministrja tha se më me rëndësi në këtë situatë, është krijimi i Qendrës së Krizës, në të cilën pedagogët e UBT, me njohuritë dhe këshillimin e tyre, kanë dhënë një kontribut të konsiderueshëm në udhëheqjen drejt zgjidhjes dhe menaxhimit të situatës.
Në diskutim u përfshinë edhe profesorë të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare dhe Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, të cilët deklaruan me kompetenca se mundësia e prekjes së njeriut nga virusi H5N8 është pothuajse zero dhe se konsumimi i shpendëve dhe i vezëve nuk përbën rrezik nëse ndiqen parametrat e përcaktuara të sigurisë ushqimore dhe higjiena e gatimit.
Ata u shprehën se duhet qetësuar opinioni publik me fakte shkencore, të bëhet një menaxhim dhe monitorim i situatës edhe për shpendët në laguna e liqene, të krijohet një sistem kombëtar i survejimit të virusit dhe të vlerësohen planet e biosigurisë ushqimore.
Rektori i UBT, Fatbardh Sallaku shprehu mbështetjen dhe gadishmërinë e institucionit dhe specialistëve të kualifikuar të fushës pranë UBT për të kontribuar në favor të përmirësimit të situatës aktuale.
Gjithashtu, ai kërkoi edhe bashkëpunimin e Ministrisë së Bujqësisë për zhvillimin e intershipeve të studentëve në terren, çka u jep mundësinë të njihen më nga afër me problematikat për të arritur kualifikimin e duhur për në tregun e punës. Nga ana tjetër, Krifca e konfirmoi mbështetjen e saj në këtë drejtim.