Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku priti në një takim miqësor Metin Bulut, Atasheun e Arsimit pranë Ambasadës Turke në Tiranë dhe Prof.Dr. Yavuz Ünal, Rektorin e Universitetit “Ondokuz Mayıs” në Turqi dhe ekipin e tij shoqërues.

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

11

Maj

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku priti në një takim miqësor Metin Bulut, Atasheun e Arsimit pranë Ambasadës Turke në Tiranë dhe Prof.Dr. Yavuz Ünal, Rektorin e Universitetit “Ondokuz Mayıs” në Turqi dhe ekipin e tij shoqërues.

11 Maj @ 8:00 am - 5:00 pm

 

Fillimisht dy përfaqësuesit e universiteteve prezantuan institucionin e tyre, kapacitetet që posedojnë, burimet njerëzore, programet e studimit, projektet dhe marrëveshjet e bashkëpunimit kombëtar e ndërkombëtar, qasjet dhe prioritetet.

Rektori Sallaku shprehu dëshirën që raportet miqësore të dëshmuara ndër vite mes dy shteteve të konkretizohen dhe përforcohen përmes zhvillimit të marrëveshjeve bashkëpunuese mes universiteteve.

Nga ana tjetër, edhe Rektori Ünal u tregua shumë i gatshëm në nisjen bashkëpunimit për të mundësuar shkëmbimin e eksperiencave, të studentëve, të stafit akademik, të kërkimit shkencor etj. Ai tha se kishte studiuar rreth UBT dhe potencialit që ai posedonte, ndaj dëshironin që të njiheshin nga afër dhe të bashkëpunonin posaçërisht me të.

Më së tepërmi ata ishin të interesuar për të zhvilluar projekte konkrete lidhur me Institutin Kombëtar të Resurseve Gjenetike, shkencat mjedisore dhe të mjekësisë veterinare.

Të dy rektorët e universiteteve ranë dakort për nisjen sa më shpejt të bashkëpunimit, duke u konkretizuar në marrëveshje.

Nga ana tjeter, Atashe Bulut shprehu dëshirën e krijimit të një lidhje të fortë mes këtyre dy institucioneve dhe shtoi se Ambasada turke do të suportojë çdo nevojë që do të ketë ky bashkëpunim, por jo vetem, me ndihmë financiare apo teknike.