Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fabardh Sallaku i shoqëruar edhe nga Administratori i UBT, Z. Edmond Tërthorja, janë ftuar nga drejtori i CIHEAM – IAMM Montpellier, Z. Thierry Dpeuble për të zhvilluar një vizitë pune në këtë institucion.

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

21

Qer

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fabardh Sallaku i shoqëruar edhe nga Administratori i UBT, Z. Edmond Tërthorja, janë ftuar nga drejtori i CIHEAM – IAMM Montpellier, Z. Thierry Dpeuble për të zhvilluar një vizitë pune në këtë institucion.

21 Qershor @ 8:00 am - 5:00 pm
Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të forcimit të strategjisë së UBT për ndërkombëtarizimin e programeve të saj të studimit dhe krijimin e programeve dypalëshe me CIHEAM – IAMM Montpellier, si edhe me institucionet e tjera kërkimore shkencore të rrjetit CIEHAM.
Prof. Sallaku dhe z. Dupeuble diskutuan për bashkëpunimet e suksesshme midis dy institucioneve, po ashtu edhe zhvillimet e mëtejshme në të ardhmen.
Objektivi është që të dy institucionet të shkëmbejnë eksperiencat e tyre dhe të rrisin nivelin e bashkëpunimit për hartimin, analizën dhe vlerësimin e performancës së sistemit të prodhimit bujqësor për të adresuar ndryshimet klimatike dhe çështjet socio-ekonomike, si dhe për përdorimin e mjeteve të destinuara për konsulencë bujqësore.
Edhe në kuadrin e strategjisë së re bujqësore për Shqipërinë, objektivi është zhvillimi afatshkurtër i një programi trajnimi për prodhuesit bujqësorë shqiptarë.

Në këtë institucion gjendet edhe një grup prej dhjetë profesorësh nga departamente të ndryshme të UBT-së, të cilët po zhvillojnë një vizitë në CIHEAM Montpellier (20-24 qershor 2022), si dhe një trajnim të personalizuar të përpunuar nga pedagogët e CIHEAM me objektiv rritjen e kapacitetve të trajnimit në bujqësinë shqiptare