Në datën 28 Mars 2022 përfaqësues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) zhvilluan një sesion informues për pedagogë, studentë dhe Alumni të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku prezantuan Portofolin e Programit të Edukimit. Takimin e përshëndeti fillimisht Zv. Rektor per Marredheniet me Institucionet dhe Publikun, prof. Romina Koto, e cila njëkohësisht vlerësoi edhe bashkëpunimin që Universiteti ka me fondacionin duke veçuar disa projekte që tashmë kanë nisur, siç është edhe projekti CleanScore. Më pas, z. Sokol Ymeri, menaxher projektesh për edukimin pranë AADF u ndal në disa nga mundësitë që u ofrohen pedagogëve, studentëve dhe të rinjve shqiptarë në përgjithësi në projekte të tilla si: READ, Master&Internship Program, si dhe Projekti LEAD Albania. Gjithashtu edhe koordinatorët e projekteve për edukimin, z. Enrik Keco dhe znj. Gerta Dervishi bënë prezantime më të detajuara në lidhje me kriteret për aplikim, afatet, mbulimin financiar etj., duke iu përgjigjur edhe interesit të studentëve, pedagogëve e pjesëmarrësve të tjerë në takim.
