Në Universitetin e Molise aktualisht ndodhen 5 doktorantë, asistentë lektorë që po punojnë për metodologjinë e kërkimit të asistuar nga profesorë të këtij Universiteti.
Në këtë takim u diskutua rreth mundësive të shkëmbimit ndërinstitucional, diplomave duale dhe projekteve e financimeve për vazhdimësinë e studimit të doktorantëve.
🌱Sallaku ka deklaruar se për të rritur numrin e të diplomuarve në sektorin e bujqësisë, bioteknologjisë e mjedisit në vendin tonë fokusi është përqëndruar në ndërkombëtarizimin e kurseve, duke u ofruar studentëve mundësinë për të ndjekur kurse jashtë vendit dhe për të marrë diplomën e dyfishtë shqiptare dhe italia.